E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rruga B.Curr-Valbone, do te kete emrin e Azem Hajdarit"

Kryeministri Berisha inauguroi gjate vizites ne Tropoje perfundimin e nje segmenti rrugor, prej 13 kilometrash, ne komunen Margegaj, pjese e rruges qe lidh qytetin e Bajram Currit me gryken e Valbones dhe fshatrave perreth. Gjate fjales se tij, kryeministri e konsideroi kete rruge si nder me te bukurat e Shqiperise dhe theksoi se ajo do te mbaje emrin e heroit te Tropojes dhe gjithe Shqiperise, Azem Hajdarit. "Sot, ne inauguruam 13 kilometrat e para te njeres prej rrugeve me te bukura te Shqiperise ,qe do te mbaje emrin e heroit legjendar te Tropojes dhe mbare shqiptareve, te viganit liberator, te te pavdekshmit, Azem Hajdari. Kam vendosur t'i jap kete emer kesaj rruge, per te nderuar mikun tim, nje simbol qe ne nje aspekt i afrohet shume atij", deklaroi Berisha. Kryeministri kerkoi qe ne disa pjese te vecanta te rruges ne formen e nje dekoracioni te shkruhet "Azem, ti je gjalle". Dje ne Tropoje kryeministri Berisha mori pjese ne inaugurimin e ndertimit te rrjetit te jashtem te Ujesjellesit te ketij qyteti, me vlere 363 milione leke. Kryeministri tha se me ndertimin e ketij Ujesjellesi, zgjidhet perfundimisht problemi i furnizimit me uje te pijshem 24 ore, per zonen e Bajram Currit dhe te disa fshatrave perreth.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›