Prokuroria vazhdon të mbetet në gjendje të rëndë
16/04/2009 Ministria e Drejtësisë “goxhdon” prokurorinë për veprimtarinë gjatë 2008-s
Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar pranë Këshillit të Ministrave një raport tejet kritik ndaj prokurorisë. Në këtë raport, i cili bën një analizë veprimtarisë së organit të akuzës, theksohet se nga prokurorët nuk është respektuar detyrimi ligjor për të filluar e ushtruar ndjekjen penale, si dhe janë vërejtur mosfillime të procedimeve penale. “Cilësia e kryerjes së veprimeve hetimore rezulton e dobët e në nivel të ulët profesional dhe lë shumë për të dëshiruar”, - thuhet në raport. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, ndërkohë që duheshin kryer veprime hetimore, në mënyrë që të arrihej në një përfundim të bazuar në prova dhe ligj, konstatohen raste kur, megjithëse, provat dhe faktet e paraqitura në kallëzim kanë qenë të plota dhe për këtë ka qenë e domosdoshme regjistrimi i procedimit penal dhe kryerja e veprimeve hetimore, nga ana e prokurorëve është vendosur mosfillimi i procedimit. “Ende konstatohen raste kur nuk është bërë asnjë verifikim, ndonëse duhej regjistruar procedimi penal, pasi pretendimet në kallëzim dhe aktet bashkëlidhur janë konkrete dhe qëndrojnë, ndërsa apriori vendoset mosfillimi i procedimit penal”, - thuhet ndër të tjera në raportin e Ministrisë së Drejtësisë. Në raport theksohet se pjesa dërrmuese e çështjeve të pafilluara janë mbajtur për një kohë të pajustifikueshme në dorë që nga koha e regjistrimit të kallëzimit. Sipas vlerësimeve, janë konstatuar raste kur prokurori ka marrë vendim pushimi apo mosfillimi procedimi pa pasur bazën e duhur ligjore dhe pa kryer veprimet e nevojshme hetimore. “Në disa raste është proceduar me vendim mosfillimi ose pushimi të procedimit penal, ndërkohë që duhet të ishte vendosur dërgimi i çështjes në gjyq. Janë konstatuar devijime dhe shmangie nga të gjitha episodet dhe veprat penale (veçanërisht nuk janë zhvilluar hetime në drejtim të armëmbajtjes pa leje, krimeve në detyrë, falsifikim, kanosje, prostitucion etj.)”, - thuhet në këtë raport. Raporti i Ministrisë thekson se ka pasur mosnjohje dhe përdorim të gabuar të bazës ligjore dhe vlerësim i gabuar i ekzistencës së faktit kriminal. Në raportin e Ministrisë së Drejtësisë thuhet se “në hetimin e disa çështjeve ekzistojnë kontradikta në hetim ndërmjet shpjegimeve të personave dhe rrethanave të hetimit apo nuk sheshohen dhe nuk hetohet në këtë drejtim, në mënyrë që të dilet në një përfundim të drejtë dhe objektiv”. Raporti nënvizon faktin se hetimet e zhvilluara në disa procedime penale dhe përfundimet e arritura lënë shumë për të dëshiruar, konstatohen hetime në degradim dhe rënie pas marrjes së akteve për veprim në prokurori. Raporti është tepër kritik ndaj veprimtarisë së prokurorisë. Sipas tij, nuk kryhen veprimet e duhura të nevojshme dhe të mundshme hetimore për verifikimin e fakteve. Raporti thekson se janë vërejtur procedime penale, hetimet e të cilave e kanë kaluar afatin ligjor dhe nga prokurori nuk ishte marrë vendim për zgjatjen e afatit, edhe pse jashtë atij afati ai ka kryer veprime hetimore. Raporti vlerëson se problem shqetësues, i kthyer tashmë në fenomen dhe kërkon zgjidhje, ngelen çështjet që kanë të bëjnë me veprat penale në fushën e tatim-taksave.
Konkluzione
Në konkluzionet e raportit theksohet se nga analiza e përgjithshme rezulton se organi i prokurorisë në Shqipëri, me gjithë përmirësimet e bëra, vazhdon të mbetet në gjendje të rëndë. Vazhdon të jetë i përfshirë nga mungesa e profesionalizmit, mungesa e vullnetit për të ushtruar ndjekje penale.
Rekomandime
Ndër të tjera Ministria e Drejtësisë kërkon riaktivizimin e të gjitha rasteve të kërkimit ndërkombëtar dhe realizimin e procesit të ekstradimit sipas Kushtetutës. Të merren masat disiplinore ndaj prokurorëve që kanë neglizhuar me qëndrimin e tyre ndaj krimit të organizuar. Të thellohet reforma ligjore.