Posta e Kosovës, Parlamenti do të votojë për licensën e katërt
16/04/2009 Autoriteti i Komunikimeve lë vetëm një konkurrent në garë për operatorin celular
Koha e fillimit të shërbimit do të jetë jo më vonë se 6 muaj pas autorizimit individual
Në vijim të liberalizimit të tregut të telefonisë celulare në vend, qeveria i ka paraqitur për miratim Kuvendit projektligjin që parashikon hyrjen në treg të operatorit të katër të telefonisë celulare në vendin tonë. Projekti parashikon dhënie të drejtë të përdorimit bashkimit të ofertuesve të përfaqësuar nga Postë-Telekomunikacioni i Kosovës sh.a sipas kushteve të ofertës të dorëzuar të Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, në përputhje me kërkesat e dokumentacionit standard të procedurës “tender i hapur ndërkombëtar”, të datës 20 shkurt 2009, për 15 vjet kundrejt çmimit 7 200 000 euro në brezin e frekuencave E-GSM dhe GSM 1800. Koha e fillimit të shërbimit për fituesin e tenderit publik të jetë jo më vonë se 6 muaj pas datës së lëshimit të autorizimit individual nga AKEP-ja. Ndalohet, pa vënë në efiçencë shërbimin e Telekomunikacionit në brezin e frekuencave E-GSM dhe GSM 1800 çdo transferim pakete aksionesh apo të drejtash sipas këtij ligji nga subjekti Postë-Telekomunikacioni i Kosovës, të tretave, përshi edhe bashkimit të ofertuesve të tjerë. Ky ndalim përfundon në çdo kohë kur bashkimi i ofertuesve përfaqësuar nga Postë-Telekomunikacioni i Kosovës ka bërë efiçent rrjetin në parametrat: mbulim 95 % të popullsisë dhe 85 % të territorit. Kuvendi i Shqipërisë mund të vendosë ndryshe me kërkesë të motivuar të subjektit Postë-Telekomunikacion i Kosovës për rrethana të veçanta të tij, të tilla si: likuidim, falimentim a gjendje paaftësie pagues të këtij subjekti. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji t’u dërgojë njoftimin fituesve, bashkimit të ofertuesve përfaqësuar nga Postë-Telekomunikacion i Kosovës dhe të vijojë procedurën për autorizimin individual sipas dokumentacionit të tenderit. Ky ligj nuk krijon asnjë efekt kur bashkimi i ofertuesve përfaqësuar nga Postë-Telekomunikacion i Kosovës nuk likuidon brenda 7 ditëve kalendarike nga data e marrjes së njoftimit çmimin e ofertës prej 7 200 000 eurosh. Kur bashkimi i ofertuesve përfaqësuar nga Postë-Telekomunikacion i Kosovës nuk likuidon në masë të plotë shumën 7 200 000 euro brenda 7 ditëve kalendarike nga data e marrjes së njoftimit, garancia e shoqërisë së sigurimeve “ALBSING” derdhur për Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare si depozitë e rimbursueshme, në shumën 100 000 euro në numër seri 11086639, datë 20 shkurt 2009 e vlefshme për periudhën 150 ditë kalendarike pas datës 20 shkurt 2009, kalon për llogari të shtetit shqiptar. Përfshirja në treg e një operatori të katërt celular është instrument i drejtpërdrejtë në uljen e fitimit të 3 operatorëve të tjerë dhe konkurrencën e tregut. Për këtë shkak është e qartë se operatorët ekzistues në një logjikë të thjeshtë ekonomike nuk duhet ta mbështesin fort këtë nismë dhe kanë interes në bërjen e saj efektive në një periudhë sa më të vonë. Nëse Kuvendi miraton këtë nismë për shkaqe vetëm ekonomike dhe të konkurrencës së ndershme në treg, operatorët janë të detyruar të vijojnë reduktimin e vërtetë të tarifave, politika për rritje të cilësisë së shërbimit dhe të orientimit drejt kostove, shërbime aksesi me kosto më të lirë, që në terma teknikë përkthehet më shumë investime dhe injektim të parasë në ekonominë vendase gjatë viteve 2009 dhe 2010.
Procedura
Pas një procedure konkurruese “tender i hapur ndërkombëtar”, paraqitën ofertat vetëm 2 bashkime ofertuesish, respektivisht bashkimi i ofertuesve përfaqësuar nga “Postë-Telekomunikacioni i Kosovës”, që paraqiti çmimin e ofertave ekonomike 7.2 milionë euro, dhe “Universal PG”, që ofroi 5 milionë euro. Kjo e fundit nuk plotësoi kushtet e përcaktuara në dokumentacionin standard të tenderit.
Autorizimi
Operatori është i detyruar të fillojë ofrimin e shërbimit për publikun brenda një periudhe prej 6 muajsh nga data e marrjes së Autorizimi Individual. Dhënia e këtij autorizimi do të bëhet brenda 10 ditëve kalendarike pas shpalljes së fituesit dhe kryerjes së pagesave. Ai do të jetë i vlefshëm për një periudhë 15-vjeçare me mundësi rinovimi në fund të periudhës së vlefshmërisë.
Operatorët
Subjektet e licencuar për ndërtimin e rrjeteve dhe ofrimin e shërbimeve të telefonisë së lëvizshme në standardin GSM në vend janë AMC sh.a., “Vodafon Albania sh.a”., “Eagle mobile sh.a”. Afati i vlefshmërisë së licencave të tre operatorëve është 15 vjet nga data e lëshimit të tyre, respektivisht 1999, 2001, 2004. Ripërtëritja e licencave bëhet me kërkesën e subjektit para përfundimit të afatit të vlefshmërisë.