E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartëmonedhat 100 dhe 200-lekëshe dalin nga qarkullimi

Banka e Shqipërisë ka marrë vendimin për të hequr nga qarkullimi disa seri tashmë të vjetruara kartëmonedhash dhe për t’i zëvendësuar ato me prerje të reja. Vendimi është marrë dje gjatë mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së, i cili vendosi: 1)
Tërheqjen nga qarkullimi të kartëmonedhave me kurs ligjor të prerjeve 100 lekë dhe të kartëmonedhave me kurs ligjor të prerjeve 200 lekë (vetëm ato që janë me imazhin e Ismail Qemalit), brenda vitit 2008. 2) Të revokojë licencën e Bankës Italo-Shqiptare sh.a., pasi ajo pas bashkimit me Bankën Amerikane të Shqipërisë e ka kaluar trashëgiminë e saj të plotë te Banka Amerikane e Shqipërisë.

Autoriteti Konkurrencës: “Ekonomia, prirje për abuzim”

Autoriteti i Konkurrencës do të kryejë kontrolle në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, ku pavarësisht numrit të madh të firmave të licencuara, tregu është i përqendruar vetëm në pak duar. Një situatë kjo që bëhet burim për fiksimin e çmimeve dhe për prishjen e konkurrencës së ndershme mes subjekteve private. Drejtoresha e Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Lati, ka deklaruar dje në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave se strukturave të ekonomisë shqiptare është e tillë që favorizon këto fenomene. “Struktura e ekonomisë shqiptare favorizon abuzimet në treg dhe fiksimin e çmimeve në trajtë monopoli, prandaj nevojiten kontrolle të vazhdueshme”, - ka deklaruar Lati. Drejtuesit e Autoritetit të Konkurrencës bëjnë të ditur se së shpejti do të bëhen publike rezultatet e kontrollit për rritjen e çmimit të bukës. Ndërkohë që kontrolle të reja do të zhvillohen për tregun e karburanteve dhe atë të çimentos.

13 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›