SIDA, në më pak se një vit janë infektuar mbi 30 persona
Brenda më pak se një viti janë raportuar plot 35 të infektuar me HIV/AIDS. Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Luftës Kundër sëmundjes së shekullit, një sërë aktivitetesh do të mbahen nga përfaqësuesit e shëndetësisë, OJF në kuadër të parandalimit nga kjo sëmundje. Sipas shifrave, shumica e të prekurve janë infektuar nga kontakti seksual, marrëdhëniet e pambrojtura, një pjesë është transmetuar nga nëna te fëmija. Nuk mbeten të veçuara rastet e kalimit të sëmundjes nga transfuzioni i gjakut. Problemet-------------- e kategorisë së pacientëve me HIV/AIDS asnjëherë nuk i kanë mbaruar --------problemet, një herë ilaçet e munguara më pas reagentët e vonuar. Ilaçe të pa zhdoganuara që kanë lënë pacientët në radhën e pritjes, receta, udhëtime, shpenzime shtesë në kurriz të të sëmurëve, që i shtojnë më tepër shqetësimet e tyre.
Shëndeti Publik
Mbështetur në numrin e personave të diagnostikuar dhe raportuar, Shqipëria vazhdon të mbetet një vend me prevalencë të ulët të infeksionit HIV. Megjithatë, vërehet një tendencë në rritje e numrit të rasteve të reja dhe vlerësimet sugjerojnë për një numër më të madh të rasteve të pa diagnostikuar. Nga ana tjetër, vlerësimet e ndryshme që janë bërë, tregojnë se vendi ynë mund të përballet me një rritje të shpejtë të numrit të rasteve, nëse nuk merren masat e duhura për parandalimin e epidemisë e në mënyrë të veçantë te grupet me risk më të lartë dhe më vulnerabël të popullatës. Deri në nëntor 2008 numri total i rasteve me HIV/AIDS është 291, dhe vetëm në vitin 2008 janë zbuluar 35 raste të reja.
Meshkujt vazhdojnë të përbëjnë numrin më të madh të rasteve 69% (202 raste), por vërehet një rritje e numrit të femrave HIV pozitiv 31% (89 raste). Nga rastet e reja të diagnostikuar në vitin 2008, 15 prej tyre janë femra.
Prekja nga sëmundja
Që prej vitit 1993, kur u zbulua rasti parë me HIV, 99 persona kanë shfaqur AIDS dhe 56 prej tyre kanë vdekur.
Transmetimi seksual vazhdon të dominojë në mënyrën e transmetimit të infeksionit HIV me 90.4% të rasteve (81.4% heteroseksuale dhe 9% homo-biseksuale). Ne 3.8% të rasteve, infeksioni është transmetuar nëpërmjet gjakut, 4.5% nga nëna te fëmija dhe 1% te përdoruesit e drogave me injektim (PDI).
Numri i fëmijëve të prekur nga infeksioni HIV është 17; 12 prej tyre janë infektuar nëpërmjet transmetimit nga nëna te fëmija dhe 5 nëpërmjet gjakut. 12 fëmijë trajtohen me terapi antiretrovirale pranë Shërbimit Pediatrik, ndërsa 5 të tjerë pranë Klinikes së Sëmundjeve Infektive për të rritur. Numri më i madh i rasteve i përkasin grup-moshave 25-34 vjeç dhe 35-44 vjeç, respektivisht me 71 dhe 94 raste. Pas studimit të parë të kryer në vitin 2005, këtë vit u realizua studimi i dytë i Survejancës Biologjike dhe të sjelljeve te grupet vulnerabel dhe popullatën rome.
Në vitin 2004 u bë i mundur sigurimi i medikamenteve antiretrovirale për personat që jetojnë me HIV/AIDS. Mjekimi me antiretrovirale sigurohet falas për të gjithë personat që kanë nevojë, dhe aktualisht 110 persona marrin këtë terapi në spitalin "Nënë Tereza", pranë Departamentit të Sëmundjeve Infektive dhe Shërbimit Pediatrik.
Situata epidemiologjike në botë
HIV vazhdon të mbetet një problem global me përmasa të pazakonta. I panjohur 27 vjet më parë, HIV deri me sot ka shkaktuar vdekjen e 25 milionë personave në të gjithë botën dhe ka sjellë ndryshime të thella demografike në vendet më shumë të prekura.
Të dhënat më të fundit epidemiologjike përmbajnë dhe disa lajme të mira dhe inkurajuese. Në disa vende në Azi, Amerikën Latine dhe Afrikën sub-Sahariane numri vjetor i infeksioneve të reja HIV është në rënie. Përqindja e vlerësuar e vdekjeve nga AIDS gjithashtu ka pësuar rënie, kjo dhe për arsye të rritjes së aksesit ndaj mjekimit me antiretrovirale në vendet me burime të kufizuara. Por, ende këto tendenca pozitive nuk janë evidente në të gjitha vendet, çka nxjerr në pah nevojën për një progres më gjithëpërfshirës në zbatimin e politikave dhe programeve efektive. Në të gjithë botën vlerësohet të jetojnë rreth 33 milionë persona me HIV/AIDS. Numri i infeksioneve të reja ka pësuar një rënie nga 3 milionë në vitin 2001 në 2.7 milionë në vitin 2007.
Në vitin 2007 numri i vdekjeve nga AIDS ishte 2 milionë.
Afrika vazhdon të mbetet rajoni më i prekur. 67% e të gjithë personave me HIV/AIDS jetojnë në Afrikën sub-Sahariane.
Breaking views
NESMARK zhvillon aktivitetin në Shqipëri që nga viti 1997 në bazë të një marrëveshjeje mes Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Shqipërisë dhe Kreditanstalt für Wiederaufbau, KfW, Frankfurt, Gjermani. NESMARK vepron duke u bazuar në praktikat e Social- Marketingut që në vetvete është një metodë zhvillimi, e cila aplikon teknikat moderne të marketingut komercial për qëllime humanitare. Qëllimi është të gjenden zgjidhje të vlefshme dhe efecientë për probleme sociale, të cilat nënkuptojnë kryesisht një ndryshim sjelljeje dhe mentaliteti. Marketingu Social përmirëson cilësinë e jetës, duke u ofruar pranuesve të planifikimit familjar një zgjedhje të vërtetë nëpërmjet mundësisë më të mirë të informimit, produkteve dhe shërbimeve me çmime të pranueshme.
NESMARK luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në luftën kundër HIV/AIDS në Shqipëri, nëpërmjet ofrimit të prezervativëve FOR YOU, FOR YOU MORE dhe ADORE dhe organizimit të një sërë trajnimesh me grupet më në rrezik të popullsisë. Puna e NESMARK shtrihet në të gjithë Shqipërinë.