Mlladiç, policia serbe në alarm para protestave nacionaliste

Edhe pse Partia Radikale serbe ngul këmbë se protesta në Beograd do të jetë paqësore, policia serbe është në alarm pasi një protestë e ngjashme në vitin 2008 pas arrestimit të liderit serb të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, çoi në trazira.
Gjeneral Mlladiç, i cili përballet me ekstradim në Hagë për akuzat e krimeve të luftës dhe gjenocid u ka bërë apel mbështetësve të tij për qetësi.
“I forti” është paditur në vitin 1995 për vrasjen e mbi 7500-8300 burrave dhe djemve boshnjakë gjatë masakrës së Srebreniës, masakra më e madhe e kryer në Evropë pas Luftës II Botërore.
Edhe pse ka kryer krime çnjerëzore, Mlladiç është “hero kombëtar” i shumë serbëve.
Një organizatë e ish-ushtarakëve serbë të Bosnjës ka bërë thirrje për protesta edhe në vendlindjen e Mlladiçit, në fshatin Kalinovik në Bosnje.
/Start/F. Prroni/
2011-05-29 10:38