Palermo pas Mustafit
Nga Express më 18 qershor 2011 në ora 11:59
Pas Përparim Hetemajt, edhe Shkodran Mustafi ka rënë në radarët e Palermos. Skuadra italiane, ku luan Pajtim Kasami, ka shprehur interesim për mbrojtësin shqiptar, i cili nuk po gjen hapësirë për të luajtur me ekipin e parë të klubit anglez, Everton.
Andaj, mediat italiane kanë raportuar se drejtuesit e Palermos po e shqyrtojnë mundësinë që gjatë kësaj vere në Sicili ta transferojnë futbollistin shqiptar, i cili i mbron ngjyrat e përfaqësueses U-19 të Gjermanisë.