Kasat fiskale, Tatimet pesëfishojnë gjobat për bizneset që nuk i kanë vendosur
Administrata Tatimore do të pesëfishojë vlerën e gjobave për subjektet tregtare që nuk kanë vendosur apo që nuk përdorin kasat fiskale. Propozimet ku parashikohet shumëfishimi i shumës së gjobave për bizneset pritet të kalojë shumë shpejt në seancë plenare. Sipas ligjit aktual, nëse një biznes nuk e ka vendosur kasën fiskale, ai gjobitet nga 20 mijë deri në 100 mijë lekë. Ndërsa, me ndryshimet e propozuara nga qeveria për gjobat, ato janë përshkallëzuar duke parashikuar edhe mbyllje të aktivitetit. Arsyeja e ndryshimit të ligjit lidhet me faktin se për detyrime të papaguara në afat, që i përkasin shumave deri në 200 mijë lekë ndaj tatimpaguesve rezulton një penalitet i barabartë në masën 10 mijë lekë. Ky qëndrim prek një numër të madh tatimpaguesit, kryesisht biznesin e vogël. Nëse konstatohet se subjekti nuk ka vendosur pajisjen fiskale si fillim ai gjobitet me 100 mijë lekë dhe i jepet një afat 10 ditor për vendosjen e saj, nëse përsëri brenda këtij afati ai nuk e ka vendosur ende, biznesi rigjobitet, por kësaj radhe me 500 mijë lekë por duke i dhënë edhe 10 ditë të tjera afat për ta vendosur. Nëse edhe pas kësaj gjobe subjekti përsëri kapet pa pajisje fiskale nga punonjësit e tatimeve, merret masa për ndërprerjen e aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore. Kur vërehet se edhe pas kësaj periudhe biznesi nuk e ka vendosur pajisjen, tatimet mbyllin në mënyrë përfundimtare aktivitetin e tij. Por edhe nëse biznesi merr përsipër vendosjen e kasës fiskale, përsëri ndryshimet në ligj parashikojnë një serë gjobash për shkeljet që presupozohet se kryhen. Nëse biznesi nuk lëshon faturë për çdo shitje të bërë, herën e parë gjobitet me 100 mijë lekë, herën e dytë me 500 mijë lekë. Nëse përsëritet ligji parashikon ndërprerjen për gjashtë muaj të aktivitetit. Gjobat e vendosura për shkelje administrative, që lidhen me një detyrim tatimor, nuk mund të kalojnë 100 për qind të detyrimit tatimor. Kjo gjobë zbatohet edhe ne rastet kur tatimpaguesi ndryshon deklaratën fillestare.
Çmimet e perimeve, të larta dhe pas festave
Çmimet e perimeve nuk ndryshojnë edhe pas festave. Tregtarët shprehen se ato janë të njëjta. Madje, sipas tyre, këtë vit ka pasur shumë më pak blerje gjatë festave, dhe kjo ka ardhur dhe si rezultat i çmimeve të larta. Shpesh, në vendin tonë, me ardhjen e festave, çmimet rriten, por tashmë edhe pas festave po ndodh e njëjta gjë. INSTAT-i, vetëm para pak ditësh publikoi çmimet e konsumit dhe perimet ishin nëngrupi më i shtrenjtë dhe me më shumë rritje. Perimet ishin rritur me rreth 22.2 për qind në muajin dhjetor të ndjekura nga nëngrupi i frutave që kishin një rritje me 2.9 për qind.
Kursi i këmbimit
Banka e Shqipërisë
Më poshtë do të gjeni kurset e reja të këmbimit.
PËRDITËSIMI I FUNDIT: 12:13:11, 11.01.2010
Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari Amerikan USD 95.21 -1.20
EURO EUR 138.15 +0.10
Poundi Britanik GBP 153.85 -0.66
Franga Zviceriane CHF 93.67 +0.50
Jeni Japonez (100) JPY 103.00 -0.47
Dollari Australian AUD 88.69 +0.38
Dollari Kanadez CAD 92.59 -0.70
Korona Suedeze SEK 13.55 +0.04
Korona Norvegjeze NOK 16.96 +0.07
Korona Daneze DKK 18.58 +0.02
SDR SDR 148.56 -1.97
Ari(OZ 1) XAU 110197.50 +2,079.12
Argjend(OZ 1) XAG 1785.21 +44.94
12 Janar 2010