E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: “Nuk ka dalje nga kriza nëse nuk zgjidhet çështja e energjisë”



Lëvizja Rinore për Integrim organizoi dje një forum me studentët e Fakultetit Ekonomik, ku tema kryesore e këtij bashkëbisedimi ka qenë e lidhur me çështjet e zhvillimit ekonomik të vendit dhe problemet që has ai. Në këtë takim merrte pjesë kreu i LSI-së, Ilir Meta dhe kryetarja e Komisionit të Ekonomisë pranë LSI-së, Adriana Civici. Deficiti tregtar që sa vjen e rritet, sistemi fiskal në vend, investimet në rrugën "Kalimash-Morinë" si dhe inflacioni në vend, ishin disa prej temave kryesore që studentët e ekonomikut diskutuan gjatë këtij debati. Ngërçi i ekonomisë shqiptare vazhdon të mbetet kriza energjetike në vend që ka rritur jo pak koston e jetesës së shqiptarëve. Gjatë fjalës së tij në këtë takim, kreu i LSI-së Ilir Meta tha se pa pasur një stabilizim të situatës energjetike, nuk mund të kemi një rritje ekonomisë së vendit, dhe një zhvillim të sektorëve jetik. "Kriza energjetike ndikon në të gjitha drejtimet pasi energjia është lëndë e pare për prodhimin e shumicës së artikujve është lëndë bazë për transportin pra në të gjitha planet energjia është një nga elementët që ndikon në mënyrë më të gjerë në të gjithë elementët ndërkombëtarë dhe për rritjen e çmimeve të produkteve të tjera në përgjithësi", - tha Meta.

17 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›