Kashar, abuzimet e "mafies së trojeve"
Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet për dhjetë ish-zyrtarë të Komunës së Kasharit, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mbivendosur disa herë truallin prej 33 hektarësh (329938 m²). Nga hetimet ka rezultuar se prej më shumë se shtatë vitesh, tre kryekomunarë në Kashar, periferi e Tiranës, kanë abuzuar me mbivendosjen e dhjetëra hektarëve tokë bujqësore dhe troje, duke shkaktuar një dëm prej miliona eurosh. Hetuesit e çështjes thanë dje se kanë dërguar për gjykim Alfred Sulajn, Faik Fejzon dhe Naim Karajn me detyrë kryetarë dhe ish-kryetarë të kësaj komune. Ata akuzohen se gjatë periudhës 2000-2007 kanë falsifikuar dokumentet e ndarjes së tokave dhe kanë pajisur me vërtetime pronësie persona duke qenë ose jo banorë të Komunës së Kasharit, kundrejt përfitimeve të paligjshme. Denoncimet janë regjistruar në akuzën kryeqytetase, e cila ka filluar hetimet një vit më parë, në bazë të materialeve të paraqitura nga të dëmtuarit. Mësohet se janë rreth 33 hektarë tokë në këtë komunë, të cilën krerët e saj e kanë shfrytëzuar ndër vite, duke ia marrë banorëve dhe duke e shpërndare te qytetarët Tiranës, në bazë të përfitimeve të majme.
Pronat, miliona euro
Grupi hetimor i çështjes, i kryesuar nga prokurori Armand Gurakuqi, ka kryer një studim të të gjitha denoncimeve, madje duke nxjerrë analizat e para. Sipas tyre, janë 33 mijë metra katrorë tokë e rindarë, e cila vlerësohet miliona euro. Burimet thanë se toka, në kufi me vijën e verdhë të Bashkisë së Tiranës, vlerësohet me një çmim të lartë dhe ka qenë preferencë e disa biznesmenëve për ndërtimin e pallateve shumëkatëshe. Hetuesit e çështjes thanë se kanë prova të pakundërshtueshme për të pandehurit. Madje përgjimet kanë kryer një rol të rëndësishëm për zbardhjen e bisedave të kreut aktual të Komunës së Kasharit, Alfred Sulaj, me djalin e dajës, Xhevair Hykaj, të dy të arrestuar. Nga biseda duket qartë se Sulaj i ka "dhuruar" kushëririt të tij mijëra metra katrorë, e cila do të shfrytëzohej për ndërtimin e një objekti shumëkatësh.
Në vitet 2000-2007, dhjetëra banorë të Komunës së Kasharit kanë denoncuar skandalin në Policinë dhe Prokurorinë e Tiranës. Qindra denoncime janë regjistruar, prej të cilave kanë dalë përgjegjësit e parë. Rreth shtatë persona janë të implikuar në mbivendosjen e pronave, ku krahas tre krerëve të komunës, përgjegjës janë edhe Islam Shera, ish-kryeplak i Kasharit, si dhe Shefqet Alikaj, me detyrë përgjegjës i Zyrës së Kadastrës. Ndërsa në rolin e sekserit janë prangosur Ismail Sulaj e Xhevair Hyka, njëri prej tyre kushëriri i kryekomunarit Sulaj. Nga Prokuroria e Tiranës janë marrë të pandehur edhe pronarë të fshatit, të cilët kanë shitur disa herë pronën e tyre.
Harta e pronave
Abuzimet me trojet e drejtuesve dhe ish-drejtuesve të Komunës së Kasharit janë shënuar në hartën e sekuestruar. Krahas dëshmive dhe përgjimeve, të arrestuarit i kanë paraqitur organit të akuzës hartën e plotë të mbivendosjes së pronave në periferinë e Tiranës, vend i pëlqyer nga biznesmenë për ndërtimin e objekteve shumëkatëshe. Hetuesit e çështjes thanë dje se janë sekuestruar dosje të shumta në automjetin luksoz të Alfred Sulajt, ish-kryetar i Komunës së Kasharit, të cilat do të përdoren nga organi i procedimit penal në gjykimin e të pandehurve. Ndërsa janë gjetur disa dokumente shtesë në banesat e të implikuarve. Sipas akuzës, këto janë provat më bindëse me të cilat prokuroria do t‘i dërgojë tetë të arrestuarit para gjykatës për akuzat e korrupsionit pasiv, shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe mashtrim. Burimet thanë se në zyrën e kryetarit të Komunës së Kasharit, megjithëse janë kryer kontrolle të imtësishme, nuk është gjetur asnjë dokument që e implikon. Bashkë me përgjimet telefonike dhe denoncimet e banorëve të zonës, harta e sekuestruar i është nënshtruar një ekspertize, ku u përcaktuan të gjitha trojet e mbivendosura nga krerët dhe ish-krerët e Komunës së Kasharit. Sipas dosjes së dërguar në gjykatë, zona e abuzimeve shtrihet edhe ne fshatin Yzberisht, ku janë ndërtuar dhe po ndërtohen objekte shumëkatëshe. Hetuesit saktësojnë se të gjitha lejet e ndërtimit, si dhe vendimmarrjet e komunës në periudhën 2000-2007 janë sekuestruar nga Prokuroria e Tiranës, dhe aktualisht ndodhen në një tjetër dosje që rezulton në organin e akuzës. Sipas burimeve nga akuza kryeqytetase, banorët e Komunës së Kasharit do të dëshmojnë në gjykatë për mbivendosjet e pronave të tyre.
Abuzimet e Alfred Sulës
Mbivendosi pronat e:
Ismail Sulës, me sipërfaqe 2500 m²
Jakup Sulës, me sipërfaqe 6300 m²
Xhevair Hykës, me sipërfaqe 952 m²
Xhevair Hykës, me sipërfaqe 3490 m²
Xhevair Hykës, me sipërfaqe 9250 m²
Çelnik Gjonit, me sipërfaqe 15120 m²
Xhevair Hykës, me sipërfaqe 5000 m²
Bajram Muçës, me sipërfaqe 5000 m²
Petrit Kurtit, me sipërfaqe 3300 m²
Petrit Bakallit, me sipërfaqe 6600 m²
Fatmir Shkirës, me sipërfaqe 1500 m²
Lazem Peposhit, me sipërfaqe 1000 m²
Kujtim Gjonaj, me sipërfaqe 3000 m²
Abuzimet e Bardhyl Kamberit
Mbivendosi pronat e:
Xhevair Hykësme, sipërfaqe 5000 m²
Bajram Muçës, me sipërfaqe 5000 m²
Petrit Kurtit, me sipërfaqe 3300 m²
Petrit Bakallit, me sipërfaqe 6600 m²
Fatmir Shkirës, me sipërfaqe 1500 m²
Kujtim Gjonajt, me sipërfaqe 3000 m²
Abuzimet e Faik Fejzos
Mbivendosi pronat e:
Ruhi Valisitme, sipërfaqe 2450 m²
Xhevair Hykës, me sipërfaqe 952 m²
Xhevair Hykës, me sipërfaqe 5000 m²
Xhevair Hykës, me sipërfaqe 3490 m²
Xhevair Hykës, me sipërfaqe 9250 m²
Çelnike Gjonajt, me sipërfaqe 15120 m²
Ismail Sulës, me sipërfaqe 2500 m²
Jakup Sulës, me sipërfaqe 6300 m²
Shpërdorim detyre në dëm të shtetasve Vladimit Kosta, Nazmi Diha, Ali Hajredini, Shkëlqim Hajredini, Sheqerije Sinani etj.
Abuzimet e Islam Sherës
Mbivendosi pronat e:
Ruhi Valisit, me sipërfaqe 3000 m²
Ruhi Valisit, me sipërfaqe 2450 m²
Ruhi Valisi, me sipërfaqe 8100 m²
Ismail Bakallit, me sipërfaqe 4950 m²
Ismail Bakallit, me sipërfaqe 8500 m²
Xhevair Hykës, me sipërfaqe 9200 m²
Çelnike Gjonajt, me sipërfaqe 15120 m²
Klodian Beqirit, me sipërfaqe 1600 m²
Lazem Peposhit, me sipërfaqe 1000 m²
Akuzohet edhe për korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë.
Abuzimet e Ismail Bakallit
Mbivendosi pronat e tij:
Në parcelën nr.168, me sipërfaqe 8500 m²
Në parcelën nr.702/7, me sipërfaqe 4950 m²
Akuzohet edhe për pastrim të produkteve të veprës penale.
Abuzimet e Ismail Sulës
Mbivendosi pronat e tij:
Në parcelën nr.102, me sipërfaqe 2500 m²
Në parcelën nr.109, të fshatit Katund i Ri.
Akuzohet për pastrim të produkteve të veprës penale dhe mashtrim me pasoja të rënda në dëm të shtetasit Vladimir Kosta.
Abuzimet e Naim Karajt
Mbivendosi pronat e:
Ruhi Valisit, me sipërfaqe 3000 m²
Ruhi Valisit, me sipërfaqe 2450 m²
Ismail Bakallit, me sipërfaqe 4950 m²
Klodian Beqirit, me sipërfaqe 1600 m²
Bashkim Allmeta, me sipërfaqe 11900 m²
Alfred Lleshit, me sipërfaqe 2800 m²
Abuzimet e Ruhi Valisit
Mbivendosi pronat e tij në:
Në parcelën nr.91, me sipërfaqe 3000 m²
Në parcelën nr.107, me sipërfaqe 2450 m²
Në parcelën nr.72, me sipërfaqe 8100 m²
Akuzohet edhe për pastrim të produkteve të veprës penale.
Abuzimet e Shefqet Alikajt
Mbivendosi pronat e:
Ruhi Valisit, me sipërfaqe 3000 m²
Ruhi valisit, me sipërfaqe 2450 m²
Jakup Sulës, me sipërfaqe 6300 m²
Ismail Sulës, me sipërfaqe 2500 m²
Ismail Bakallit, me sipërfaqe 4950 m²
Bashkim Allmetës, me sipërfaqe 11900 m²
Xhevair Hykës, me sipërfaqe 3460 m²
Xhevair Hykës, me sipërfaqe 952 m²
Xhevair Hukës, me sipërfaqe 9250 m²
Çelnik Gjonajt, me sipërfaqe 15120 m²
Klodian Beqirit, me sipërfaqe 1600 m²
Lazem Peposhit, me sipërfaqe 1000 m²
Abuzimet e Xhevair Hykës
Mbivendosi pronat e tij në:
Në parcelën me sipërfaqe 9200 m²
Në parcelën nr.1168 me sipërfaqe 3460 m²
Në parcelën nr.95 dhe 1176 me sipërfaqe 9250 m²
Në parcelën 557 me sipërfaqe 5000 m²
Në parcelën nr.184 me sipërfaqe 952 m²