Minierat, fitime dhe viktima
Industria minerare në Shqipëri po përjeton zhvillime paradoksale, duke u shfaqur me dy anë të një medaljeje krejtësisht të kundërta. Teksa çmimet e larta të tregut ndërkombëtar kanë stimuluar eksportet vendase, minierat janë të prapambetura nga teknologjia dhe infrastruktura, si në fund të viteve ‘90. Aksidentet e përsëritura në këtë sektor janë tregues i kësaj gjendjeje. Në tregun ndërkombëtar, çmimet e mineraleve janë katër deri në pesëfishuar krahasuar me 5 vjet më parë. Vendi i është përgjigjur me eksporte më të larta, të cilat deri në fund të vitit 2007 krahasuar me 4 vjet më parë janë 15-fishuar. Produktet minerale në vitin 2007, në tërësinë e eksporteve kombëtare, zunë 15 për qind, duke dhënë një nga kontributet më të çmuara në rritjen ekonomike të vitit të kaluar. Ky sektor është edhe një ofertë e mirë për punësimin. Kjo industri punëson sot më shumë se 6 mijë vetë.
Informaliteti
Por këto janë pjesa legale. Ka me mijëra të tjerë, pranojnë burimet zyrtare në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës që punojnë ilegalisht. Në dukje rezultatet e larta financiare të arritura në këtë sektor nuk po rivijnë në formë investimesh në miniera. Ky treg që premton para është bërë i lakmueshëm për bizneset. Vetëm në vitin 2007, numri i shoqërive që kanë nisur aktivitet në këtë sektor është rritur me 70 për qind, duke arritur gjithsej në 522 subjekte. Tani dilema është. A po sjell kjo situatë e favorshme në tregjet ndërkombëtare modernizimin e teknologjisë dhe përfitime të sigurta ekonomike për vendin, apo po nxit fenomenet e kundërligjshme që mund të kenë pasoja të rënda, jo vetëm financiare? Fitimet e larta me pak kosto po ushqejnë ilegalitetin, çka tani duket se është shndërruar në shqetësim edhe për vetë qeverinë. Një ditë më parë, ministri i Energjetikës, Genc Ruli kërkoi ndihmën e prokurores që ajo të hetojë sektorin e minierave. Ministria deklaron se nuk mund të mbajë dot më situatën nën kontroll për shkak se çmimet e larta kanë nxitur banorët e zonës, por edhe biznese që të rrezikojnë edhe jetën, vetëm për të nxjerrë minerale. Mes tyre, thonë burimet zyrtare, ka punonjës pa përvojë, por edhe fëmijë.