E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reklamë edhe për rrugët

Pas Ministrisë së Turizmit, edhe ajo e Transportit po planifikon të transmetojë një reklamë në televizion. Këtë radhë nuk bëhet fjalë për spot në televizionet prestigjioze ndërkombëtare dhe as për të reklamuar resortet turistike, apo edhe potencialet për biznes në vendin tonë. Por thjesht, qëllimi i reklamës do të jetë informimi i publikut me arritjet e qeverisë në sektorin e infrastrukturës. Ministria e Transportit ka shpallur një ftesë për pjesëmarrje në tenderin për prodhimin e një spoti informues lidhur me sensibilizimin e publikut për punët e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve. Me një fond limit prej 7 mijë eurosh, ministria planifikon të bëjë një spot prej rreth 60 sekondash që do të shfaqet më pas në televizionet e vendit". Në këto sekonda do të pasqyrohen punimet dhe ecuritë në akset qendrore në vend. MPPTT gjatë këtij viti ka një rritje të ndjeshme me investime publike në të gjitha strukturat që mbulon, veçanërisht në sektorin e infrastrukturës rrugore. Buxheti i planifikuar për vitin 2008 arrin në 73 miliardë lekë, nga 48 miliardë lekë në vitin 2007. Vetëm në infrastrukturën rrugore do të investohen në vitin 2008 plot 58.4 miliardë lekë nga 33 miliardë në vitin 2007.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›