LSI, protesta kundër Bashkisë Vlorë
Lëvizja Socialiste për Integrim, Vlorë, ka protestuar ashpër dje paradite për veprimet antiligjore dhe antihumane të realizuara nga kryetari i Bashkisë Vlorë.
Këto veprime konsistojnë në prishjen e kabinave publike pranë plazhit të vjetër, ku jetonin me dhjetëra familje, të cilat ishin strehuar nga po kjo bashki me autorizime përkatëse. Në protestën e mbajtur pikërisht mbi rrënojat e strehimeve të mëparshme, morën pjesë zv/sekretarja e Përgjithshme e LSI-së, Brizida Gjikondi, kryetari i LSI-së Vlorë, Harilla Thahasko, këshilltarët bashkiakë. "Prishja e kabinave është bërë si "babëzi dhe kontribut i kësaj bashkie" për firmat ndërtuese, me qëllim krijimin e terrenit për ndërtimet e pallateve shumëkatëshe. Fakt tjetër skandaloz ishte se kryebashkiaku jo vetëm që nuk merrte përgjegjësitë që i takojnë me ligj, por nxiste përplasjet me familjarët, që strehoheshin në kabina ende të paprishura me këta që iu ishin prishur", thanë drejtuesit e LSI-së. LSI-ja do të kërkojë thirrjen e jashtëzakonshme të Këshillit Bashkiak dhe marrja në raport e kryetarit të bashkisë, Shpëtim Gjika. Rikujtojmë se LSI-ja është marrë kahershëm me këtë fenomen skandaloz dhe abuzues të qytetit të Vlorës, problemin e strehimit.