Kashari, shteti “blen” tokën me 4 mijë lekë
• Tokat e Kasharit dhe Vorës nuk do të përfitojnë nga ndryshimi i vendimit për shpronësimet.Në vendimin e djeshëm, qeveria theksonte se të gjithë shpronësimet e shpallura, para marrjes së tij, nuk do të përfitojnë nga rillogaritja e çmimit të tokës. Kështu një ndër sipërfaqet më të shtrenjta të vendit, do të shpronësohet me ligjin e vjetër. Dje qeveria vendosi të japë 324 milionë lekë për shpronësimin e pronarëve që preken nga ndërtimi i rrugës paralele Tiranë-Vorë. Sipas vendimit të qeverisë, pronarët e pasurive të paluajtshme që shpronësohen do të kompensohen në këtë mënyrë. Për sipërfaqet 62.578 metër katrorë tokë arë janë vlerësuar me çmimet 4281 lekë/m2, 3 mijë lekë m3, 2562 m2 dhe 2538 m2. Shpronësimi i kësaj sipërfaqe tokë arrin shifrën prej 230.3 milionë lekësh. Ndërsa për sipërfaqen 8142 m2 tokë truall të vlerësuar me çmimet 14.602 lekë/m2 dhe 3116 lekë/m3, vlera totale e shpronësimit arrin në 74 milionë lekë. Sipas vendimit të miratuar dje nga qeveria për objekte me vlerë 19.7 milionë lekë, vlera e shpronësimit arrin në 324 milionë lekë. Shpronësimi i pronarëve do të nisë që nga data 15 dhjetor dhe do të përfundojë më 15 janar të vitit të ardhshëm.