E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi për shpronësimet, rriten çmimet e tokave

• Çmimi i trojeve që do të shpronësohen nga shteti për interes publik do të rritet.Adi ShkëmbiKjo u vendos në mbledhjen e djeshme të qeverisë ku u miratuan disa shtesa në vendimin e vitit 2000 për përcaktimin e kritereve teknike të vlerësimit dhe përllogaritjes së masës së shpërblimit të pasurive që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë për interes publik. Kështu, në paragrafin e parë të këtij vendimi, i cili mban firmën e ish-kryeministrit Ilir Meta, vlerësimi për truallin përcaktohet si mesatare e shitblerjeve që ka zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme (ZRPP). Pra me këtë vendim çmimi i tokës që do të shpronësohet përcaktohet me një mesatare të të gjitha çmimeve të shitjeve dhe blerjeve të tokës në këtë zonë ku do të bëhet shpronësimi. Por për të shmangur taksën e hipotekës prej 3% të TVSH-së, qytetarët nuk deklarojnë çmimin real të shitjes dhe blerjes, por një çmim fiktiv dhe ky çmim, sipas vendimit të vjetër, është marrë më pas nga ZRPP-ja si mesatare për të përcaktuar çmimin e vlerës së tokës që do të shpronësohet. Pra nëse një qytetar ka blerë një m2 me vlerë 1 mijë euro dhe e ka deklaruar si 100 euro për të shmangur taksat, nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi, çmimi do të përcaktohet sipas hartës së vlerës së AKKP-së. Nga ky vendim do të përfitojnë të gjithë personat, prona e të cilëve do të hyjë në procedura shpronësimi, pas hyrjes në fuqi të vendimit, ndërkohë që për shpronësimet e mëparshme, rruga e vetme për përcaktimin e çmimit real të tokës është gjykata. Një tjetër ndryshim në këtë ligj ka të bëjë me përcaktimin e vlerës së tokës kur ajo është tokë bujqësore, pyjore, kullotë apo livadh. Në vendimin e vitit 2000 parashikohet që për të gjitha këto kategori çmimi i tokës përcaktohet sërish nga ZRPP-ja, si mesatare e shitblerjeve të mëparshme në përputhje me procedurën për rastin e truallit. Ndërkohë në variantin e miratuar dje në mbledhjen e qeverisë, çmimi për këto kategori toke do të përcaktohet me vendim të qeverisë dhe vetëm në rastet kur çmimet për këto toka do të mungojnë, atëherë procedura e përcaktimit të çmimit do të kalojë përmes ZRPP-së. Në relacionin e ministrit të Punëve Publike, Sokol Olldashi, thuhet se lidhur me vlerësimin e çmimit të trojeve janë hasur probleme për arsye se këto çmime nuk përputhen me çmimet reale të tregut. “Personat, të cilët kryejnë transaksione të pasurive të tyre të regjistruara në zyrat respektive, nuk deklarojnë çmimin real të transaksionit të kryer, fakt i cili bëhet prezent dhe theksohet shpesh edhe në shkresat zyrtare të dërguara nga ZRPP-ja. Si rrjedhojë e kësaj, shpesh ka pasur raste ankimi pranë organeve gjyqësore lidhur me masën e kompensimit për efekt shpronësimi, ku në përfundim të gjykimit është përcaktuar për të kompensuar paditësin me çmimin që është nxjerrë nga ekspertët, për vlerësimin e pasurive të paluajtshme gjatë gjykimit, duke u bazuar në çmimin e tregut me një vlerë shumë më të madhe se ajo e shpronësimit”, thuhet në relacionin e ministrit Olldashi. Gjithashtu, sipas ministrit të Punëve Publike ka pasur raste kur ZRPP-ja nuk ka mundur të konfirmojë çmimet, pasi në atë zonë nuk janë kryer transaksione, ose ka pasur vetëm një shitje, si dhe raste në të cilat nuk janë futur në proces regjistrimi pasuritë e paluajtshme të ndodhura në atë zonë, duke mos qenë në gjendje të japin çmimin fillestar të shitblerjes së pasurive të paluajtshme. Ndryshimet në vendimParagrafi i parë i pikës 1 ishteVlerësimi për truallin të përcaktohet si mesatare e shitblerjeve që ka zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme (ZRPP).Paragrafi i parë i pikës 1 bëhet“Vlerësimi për truallin përcaktohet, sipas çmimeve të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave, për trojet urbane, brenda vijës së verdhë, trojet në qytete dhe komuna, në zbatim të ligjit nr.9235, datë 29.07.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar. Në rastet kur mungojnë çmimet e miratuara për zonat përkatëse, vlerësimi për truallin përcaktohet si mesatare e shitblerjeve, që ka zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme (ZRPP)”.Paragrafi i parë i pikës 5 ishteVlerësimi për tokën bujqësore, bimëve drufrutore, pyjeve, kullotave, livadheve, tokave pyjore dhe fidanishteve të përhershme, të përcaktohet si mesatare e shitblerjeve që ka ZRPP-ja, në përputhje me procedurën për rastin e truallit.Paragrafi i parë i pikës 5 bëhet“Vlerësimi për tokën bujqësore, tokën pyjore, kullotat dhe livadhet përcaktohet sipas çmimeve të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave, në zbatim të ligjit nr.9235, datë 29.07.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar. Në rastet kur mungojnë çmimet e miratuara për zonat përkatëse, vlerësimi për tokën bujqësore, tokën pyjore, kullotat dhe livadhet, përcaktohet si mesatare e shitblerjeve, që ka zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme (ZRPP). Vlerësimi për bimët drufrutorë, pyjet dhe fidanishtet e përhershme përcaktohet si mesatare e shitblerjeve, që ka ZRPP-ja”.Pas pikës 5 shtohet pika 6, me këtë përmbajtje:“6.  Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, brenda 7 ditëve, duhet të vërë në dispozicion të subjekteve të interesuara çmimet e miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave, në zbatim të ligjit nr.9235, datë 29.07.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, për zonat përkatëse, ku do të realizohet shpronësimi për interes publik”.2.  Ky vendim nuk do të zbatohet në rastin e kërkesave për shpronësim, të cilat janë publikuar para hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›