E Shtunë, 31 Tetor 2026

Unaza e Shkodrës, ja çmimet

• Qeveria ka miratuar dje çmimin e tokës në bazë të të cilit do të shpronësohen të gjithë pronarët që preken nga ndërtimi i unazës në Shkodër. Shpronësimet do të nisin dhe do të përfundojnë brenda muajit dhjetor.Sipas vendimit të miratuar nga qeveria, çmimi i sipërfaqes 10926.4 metra katrorë tokë truall është 4500 lekë/m2 me vlerë shpronësimi 49.1 milionë lekë. Sipas vendimit të miratuar dje në Këshillin e Ministrave, vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 77 milionë lekësh do të përballohet nga llogaria e Ministrisë së Financave, konkretisht nga “Fondi i Shpronësimeve”.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›