Vlorë, sekuestrohet anija e hekurit turk
• VLORE – Prokuroria e Vlorës ka nxjerrë urdhrin e sekuestros për anijen “Boncar”, duke lënë të lirë anëtarët e ekuipazhit përveç kapitenit të saj.Anija e bllokuar prej rreth 2 javësh për shkak të shitjes së hekurit në kundërshtim me porosinë e kryer është dërguar në Portin e Raguzës, në Karaburun, aty ku qëndrojnë mjetet lundruese të sekuestruara. Për shkak të procesit hetimor, anija do të rrijë në gjendje sekuestroje deri në përfundim të hetimeve dhe të përfundimit të procesit gjyqësor. Pas mbërritjes në pikën e bllokimit, ekuipazhit i janë dhënë pasaportat dhe më pas janë lënë të lirë. Sipas burimeve nga Prokuroria, pronari i anijes, shtetas italian, nuk është paraqitur asnjë ditë në Shqipëri, por është përfaqësuar nga avokati i agjencisë detare “Arba”. Kjo e fundit, ka paguar dhe roje private për ruajtjen e anijes që të mos vidhet derisa të përfundojë procesi. Specialistët pohojnë, se nëse anija nuk do të lëvizë për një kohë të shkurtër, ajo nuk do të jetë në gjendje pune, pasi pajisjet e saj do të ndryshken. Anija u bllokua në Portin e Vlorës, pas denoncimit të firmës turke të hekurit, malli i së cilës, në vend që të shkonte në Tunizi është shitur në vendin tonë. q.b