Kashkari, administratori i 700 miliardë USD
Eshtë 35 vjeç, me origjinë in
diane dhe nga inxhinier
hapësire është shndërruar në
ekonomist, për të bërë kështu
një kalim nga NATA drejt e në
Wall Street. Ky person është njeriu
që do të administrojë 700
miliardë dollarët të cilat "duhet"
të shpëtojnë financën amerikane,
në njërin prej rasteve më
të koklavitura të historisë së
Amerikës. Emri i tij është Neel
Kashkari dhe është numri dy i
Thesarit amerikan, njeriu që
vjen menjëherë pas Hank Poulsonit.
Titulli i tij i ri është ai i drejtorit
të Zyrës së Stabilitetit Financiar.
Ardhja e tij në këtë post
është ndër më misteriozet dhe
njëherazi spektakolaret në politikën
e vendit. Ai la pas konkurrentë
të shkëlqyer me dyfishin e
moshës së tij, mes të cilëve
Michael Bloomberg, kryebashkiaku
i Nju Jorkut apo Bill Gross,
magjistari i obligacioneve, që të
dy të interesuar për këtë pozicion.
Edhe pse ky emërim është
i përkohshëm, pasi ai duhet të
largohet nëse Obama do të fitojë
presidencën, ka ngjallur shumë
kundërshti. Përgjithësisht të
gjithë ishin pro emërimit të një
"cari" të financave, të papërlyer
në bankat e Wall Street. Njeriu
në fjalë është ndërkohë edhe
drejtues i rëndësishëm i bankës
së investimeve, "Goldman Sachs",
ashtu sikurse edhe vetë
shefi i Thesarit. Por pavarësisht
shumë mangësive, Bush dhe
Poulson e kanë vënë në krye të
kësaj pune me rëndësi jetike
djaloshin 35-vjeçar, sepse sipas
tyre është një nga arkitektët e
paketës "shpëtimtare". Veç pozicionit
në bankë, shumë diskutime
ka ngjallur edhe mosha e tij.
Ai ndodhet në ministri vetëm që
nga viti 2006. Djaloshi me
origjinë indiane është martuar
me një vajzë indiane dhe jeton
në Washington. Ai ka studiuar
shkenca dhe u emërua fillimisht
te NASA, por bumi ekonomik e
konvertoi në financier. U diplomua
në një shkollë shumë të
famshme dhe kaloi menjëherë
me mbarimin shkollës në "Goldman
Sachs". Në Ministrinë e
Thesarit erdhi nga Poulson, i cili
me sa dihet do ta mbikëqyrë
edhe gjatë detyrës së re. Sigurisht
që emërimi i tij duhet të
aprovohet nga Kongresi, por me
afrimin e zgjedhjeve presidenciale
Kongresi nuk do të ketë
kohë të merret shumë me të.
diane dhe nga inxhinier
hapësire është shndërruar në
ekonomist, për të bërë kështu
një kalim nga NATA drejt e në
Wall Street. Ky person është njeriu
që do të administrojë 700
miliardë dollarët të cilat "duhet"
të shpëtojnë financën amerikane,
në njërin prej rasteve më
të koklavitura të historisë së
Amerikës. Emri i tij është Neel
Kashkari dhe është numri dy i
Thesarit amerikan, njeriu që
vjen menjëherë pas Hank Poulsonit.
Titulli i tij i ri është ai i drejtorit
të Zyrës së Stabilitetit Financiar.
Ardhja e tij në këtë post
është ndër më misteriozet dhe
njëherazi spektakolaret në politikën
e vendit. Ai la pas konkurrentë
të shkëlqyer me dyfishin e
moshës së tij, mes të cilëve
Michael Bloomberg, kryebashkiaku
i Nju Jorkut apo Bill Gross,
magjistari i obligacioneve, që të
dy të interesuar për këtë pozicion.
Edhe pse ky emërim është
i përkohshëm, pasi ai duhet të
largohet nëse Obama do të fitojë
presidencën, ka ngjallur shumë
kundërshti. Përgjithësisht të
gjithë ishin pro emërimit të një
"cari" të financave, të papërlyer
në bankat e Wall Street. Njeriu
në fjalë është ndërkohë edhe
drejtues i rëndësishëm i bankës
së investimeve, "Goldman Sachs",
ashtu sikurse edhe vetë
shefi i Thesarit. Por pavarësisht
shumë mangësive, Bush dhe
Poulson e kanë vënë në krye të
kësaj pune me rëndësi jetike
djaloshin 35-vjeçar, sepse sipas
tyre është një nga arkitektët e
paketës "shpëtimtare". Veç pozicionit
në bankë, shumë diskutime
ka ngjallur edhe mosha e tij.
Ai ndodhet në ministri vetëm që
nga viti 2006. Djaloshi me
origjinë indiane është martuar
me një vajzë indiane dhe jeton
në Washington. Ai ka studiuar
shkenca dhe u emërua fillimisht
te NASA, por bumi ekonomik e
konvertoi në financier. U diplomua
në një shkollë shumë të
famshme dhe kaloi menjëherë
me mbarimin shkollës në "Goldman
Sachs". Në Ministrinë e
Thesarit erdhi nga Poulson, i cili
me sa dihet do ta mbikëqyrë
edhe gjatë detyrës së re. Sigurisht
që emërimi i tij duhet të
aprovohet nga Kongresi, por me
afrimin e zgjedhjeve presidenciale
Kongresi nuk do të ketë
kohë të merret shumë me të.