Vende dhe kriza, ja si po reagojnë ndaj situatës disa qeveri botërore
Ndërsa tregjet botërore
janë në rënie të lirë, le të
shohim më poshtë situatën
e djeshme në disa nga vendet
e prekura dhe mbi të gjitha
masat e marra për krizën nga qeveritë
e vendeve përkatëse
Gjermani
Gjigandi gjerman i kredidhënies
për prona, "Hypo Real
Estate", rrezikoi kolapsin pas
rritjes së "borxhit të keq". Qeveria
tentoi për ta shpëtuar, duke qenë
se asnjë bankë apo institucion financiar
nuk u ofrua ta blinte
"Hypo"-n. Në këto kushte qeveria
miratoi një paketë shpëtimi
prej 50 miliardë eurosh dhe
njëherazi u shpreh për garanci pa
limit për llogaritë e klientëve, por
ndërkohë nuk është miratuar asnjë
lloj legjislacioni shtesë. Merkel
i quajti financierët që i kanë
futur bankat në rrugë pa krye "të
papërgjegjshëm" dhe tha se ata
do të përgjigjen për situatën.
Islandë
Qeveria e ishullit verior mori
nën kontroll "Landsbanki"-n,
banka e dytë më e madhe në vend
dhe pushoi nga puna bordin e
drejtorëve. Për momentin kjo
bankë nuk i lejon klientët që të
tërheqin depozitat. Në këtë vend
Parlamenti miratoi një ligj që i jep
fuqi të plotë qeverisë për të diktuar
apo mbikëqyrur operacionit
bankar. Qeveria gjithashtu ka ofruar
garanci pa limit për të gjitha llogaritë
bankare.
Belgjikë
Grupi më i madh bankar në
vend, "Fortis", ka qenë në vështirësi
të mëdha që prej disa javësh. Pas
shumë tentativash për blerje nga
banka të ndryshme, më në fund
banka është blerë nga "BNP Paris
Bas", e cila ka marrë 75% të operacioneve
të "Fortis" në Belgjikë dhe
në Luksemburg. Për sa u përket
qeverive, ato do të kenë vetëm një
pjesë të vogël aksionesh.
Irlandë
Irlanda ishte qeveria e parë që
mori masa konkrete për të copëtuar
depozitat e klientëve, kursimet
e tyre. Në 30 shtator qeveria
premtoi se do të garantonte të
gjitha depozitat, bondet dhe borxhet
në bankat kryesore të vendit,
për një periudhë kohore 2-vjeçare.
Kjo lëvizje fillimisht shkaktoi
shqetësim në disa qeveri të
Evropës, por nga ana tjetër disa
vende të tjera ndoqën shembullin
e Irlandës.
Greqi
Qeveria greke deklaroi para disa
ditësh se do të garantonte plotësisht
të gjitha depozitat bankare të
qytetarëve, por ka shumë zëra që
thonë se ky është vetëm një
premtim politikanësh i pabazë.
Danimarkë
Qeveria daneze dhe bankat të
shtunën e kaluar ranë dakord për
një plan krize, për të hequr tavanin
mbi garancitë e depozitave të
kursimit, të cilat do të financohen
pjesërisht nga bankat dhe pjesërisht
nga taksapaguesit.
Rusi
Dy bursat kryesore të Rusisë u
detyruan që të mbyllnin veprimtarinë
e tyre për disa orë rresht të
martën, një ditë pas rënies masive
të valutës. Presidenti Medvedev
bëri thirrje për marrje masash
urgjente nga të gjitha vendet për
të luftuar krizën botërore. Sipas tij,
kjo situatë kërkonte një veprim
unik.
Spanjë
Kryeministri Zapatero u bëri të
ditur bankave kryesore që qeveria
do të ndërmerrte hapa të menjëhershëm
për të rritur garantimin
e depozitave dhe besimin në
sistemin financiar.
janë në rënie të lirë, le të
shohim më poshtë situatën
e djeshme në disa nga vendet
e prekura dhe mbi të gjitha
masat e marra për krizën nga qeveritë
e vendeve përkatëse
Gjermani
Gjigandi gjerman i kredidhënies
për prona, "Hypo Real
Estate", rrezikoi kolapsin pas
rritjes së "borxhit të keq". Qeveria
tentoi për ta shpëtuar, duke qenë
se asnjë bankë apo institucion financiar
nuk u ofrua ta blinte
"Hypo"-n. Në këto kushte qeveria
miratoi një paketë shpëtimi
prej 50 miliardë eurosh dhe
njëherazi u shpreh për garanci pa
limit për llogaritë e klientëve, por
ndërkohë nuk është miratuar asnjë
lloj legjislacioni shtesë. Merkel
i quajti financierët që i kanë
futur bankat në rrugë pa krye "të
papërgjegjshëm" dhe tha se ata
do të përgjigjen për situatën.
Islandë
Qeveria e ishullit verior mori
nën kontroll "Landsbanki"-n,
banka e dytë më e madhe në vend
dhe pushoi nga puna bordin e
drejtorëve. Për momentin kjo
bankë nuk i lejon klientët që të
tërheqin depozitat. Në këtë vend
Parlamenti miratoi një ligj që i jep
fuqi të plotë qeverisë për të diktuar
apo mbikëqyrur operacionit
bankar. Qeveria gjithashtu ka ofruar
garanci pa limit për të gjitha llogaritë
bankare.
Belgjikë
Grupi më i madh bankar në
vend, "Fortis", ka qenë në vështirësi
të mëdha që prej disa javësh. Pas
shumë tentativash për blerje nga
banka të ndryshme, më në fund
banka është blerë nga "BNP Paris
Bas", e cila ka marrë 75% të operacioneve
të "Fortis" në Belgjikë dhe
në Luksemburg. Për sa u përket
qeverive, ato do të kenë vetëm një
pjesë të vogël aksionesh.
Irlandë
Irlanda ishte qeveria e parë që
mori masa konkrete për të copëtuar
depozitat e klientëve, kursimet
e tyre. Në 30 shtator qeveria
premtoi se do të garantonte të
gjitha depozitat, bondet dhe borxhet
në bankat kryesore të vendit,
për një periudhë kohore 2-vjeçare.
Kjo lëvizje fillimisht shkaktoi
shqetësim në disa qeveri të
Evropës, por nga ana tjetër disa
vende të tjera ndoqën shembullin
e Irlandës.
Greqi
Qeveria greke deklaroi para disa
ditësh se do të garantonte plotësisht
të gjitha depozitat bankare të
qytetarëve, por ka shumë zëra që
thonë se ky është vetëm një
premtim politikanësh i pabazë.
Danimarkë
Qeveria daneze dhe bankat të
shtunën e kaluar ranë dakord për
një plan krize, për të hequr tavanin
mbi garancitë e depozitave të
kursimit, të cilat do të financohen
pjesërisht nga bankat dhe pjesërisht
nga taksapaguesit.
Rusi
Dy bursat kryesore të Rusisë u
detyruan që të mbyllnin veprimtarinë
e tyre për disa orë rresht të
martën, një ditë pas rënies masive
të valutës. Presidenti Medvedev
bëri thirrje për marrje masash
urgjente nga të gjitha vendet për
të luftuar krizën botërore. Sipas tij,
kjo situatë kërkonte një veprim
unik.
Spanjë
Kryeministri Zapatero u bëri të
ditur bankave kryesore që qeveria
do të ndërmerrte hapa të menjëhershëm
për të rritur garantimin
e depozitave dhe besimin në
sistemin financiar.