E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregjet e SHBA vazhdojnë të "ngrirë". Rezerva Federale mund të ulë interesat

Wall Street shënoi edhe
një ditë tjetër të vësh
tirë, të martën, ndërkohë
që entuziazmi mbi përpjekjet
e fundit të Rezervës Federale
për të injektuar tregjet e ngrira të
kredive me më shumë besim i
hapi rrugën shqetësimit në lidhje
me bilancin financiar të kompanive.
Kreu i Rezervës Federale,
Ben Bernanke, paralajmëroi
në një fjalim që mbajti dje
në lidhje me situatën ekonomike,
se kriza financiare mund të zgjaste
vështirësitë në të cilat ndodhet
ekonomia. Për disa ekonomistë,
një fjalim i tillë mund të
jetë paralajmërues për një ulje të
re të normës së interesit, por që
gjithsesi as kjo nuk do të lehtësonte
humbjet e mëdha, pësuar
ditët e fundit. Një nga veprimet
që pritet të bëjë Rezerva Federale
shumë shpejt është blerja e borxheve
të mëdha të korporatave për
t‘u dhënë një rifreskim bankave
që të lëshojnë kredi të reja. Të
gjitha institucionet financiare
janë tkurrur duke pasur frikë në
mospagesën e kredive nga ana e
bizneseve të ndryshme. Kjo ka
vështirësuar shumë edhe marrjen
e parave në banka. Kjo krizë
nisi javën e kaluar, kur banka e
madhe "Lehman Brothers"
shpalli faliment dhe qeveria nxitoi
që të shpëtonte grupin e sigurimeve,
"American International
Group". Lëvizja e fundit e
Rezervës Federale synon që të
lubrifikojë tregun e kredive,
problemet e mëdha të të cilit janë
përhapur edhe në degë të tjera të
ekonomisë. Investitorët druhen
se mos kompanitë financiare do
të vazhdojnë që të përballen me
një mungesë keshi, pavarësisht
përpjekjeve të Uashingtonit dhe
qeverive të tjera për të qetësuar
situatën. Ndërkohë, edhe në botë
situata e tregjeve financiare ka
qenë e rëndë. Të gjithë janë të
shqetësuar për forcën dhe jetëgjatësinë
e institucioneve financiare.
Indeksi i bursës së Londrës
ra, po ashtu edhe ai i Parisit. Presidenti
amerikan Bush ka diskutuar
për krizën ekonomike globale
globale
me disa nga liderët e BE-së,
përfshi Presidentin e Francës
Sarkozi, Kryeministrin italian
Berluskoni, kancelaren gjermane
Merkel. Ai i ka ftuar që të marrin
një qëndrim të vetëm në këtë
moment, por gjasat që kjo të
dodhë janë shumë të pakta. Për
sa i përket paketës së famshme "të
shpëtimit", ajo nuk ka nisur ende
të japë ndonjë rezultat të dukshëm
në tregje dhe shumëkush
është shprehur pesimist për
shpëtimin që ajo pritet të bëjë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›