Punëtorët e Gërdecit, padi në gjykatë për pagat e papaguara
Ish-punonjës të fabrikës së
çmontimit të municioneve në
Gërdec ankohen për mospërfitimin
e pagave të fundit, që i referohet
periudhës shkurt-mars
2008. Gjatë kësaj kohe ata kanë
vijuar marrëdhëniet e punës
pranë subjektit që drejtohej nga
Mihal Delijorgji. 27 punëtorë janë
paraqitur dje në Prokurorinë e
Përgjithshme, ku një përfaqësi e
tyre ka kryer takime me hetues të
çështjes. Këta të fundit, gjatë
kërkimeve në kraterin e shpërthimit
kanë gjetur një bllok shënimesh
dhe librin e pagesave të
punëtorëve me të gjithë emrat
përkatës dhe pagat sipas punës.
Zyrtarë të akuzës qendrore thanë
dje se i kanë dhënë punëtorëve të
Gërdecit disa fotokopje të librit të
punës. Më këtë dokument punëtorët
do të kryejnë një padi në
gjykatë për marrjen e detyrimeve
të prapambetura.
Punëtorët do të kërkojnë në
gjykatë gjithashtu që t‘u njihen
sigurimet shoqërore të cilat ua
kishte premtuar kompania "Albademil"
që nga data 1 qershor 2006
deri më 15 mars 2008, ditë kur
ndodhi shpërthimi ose penalizim
për punën e tyre "në të zezë". Ata
kërkojnë po ashtu që t‘u dëmshpërblehen
mjetet motorike, automjetet,
motoçikletat, mjetet
bujqësore deri dhe shpenzimet e
varrimeve të viktimave. Kërkesat
e tyre janë 400 mijë lekë të reja, një
vit rrogë, 500 mijë lekë në muaj,
një vit asistencë, sepse nuk mund
të përballojnë fizikisht punën,
pasi janë me "një këmbë në varr e
një këmbë jashtë". Gjatë kësaj periudhe,
ata kanë kryer shumë
ankesa dhe denoncime, por ende
vazhdojnë të enden në dyert e institucioneve
zyrtare pa marrë
shpërblimet e premtuara. Nën zë
pohojnë se qeveria i ka plotësuar
vetëm një kërkesë, një milion lekë
të vjetra, të cilat nuk u dalin as për
ilaçe dhe mbijetesë. Mësohet se
ish-punëtorët do të kërkojnë në
gjykatë që, familjeve të cilat kanë
humbur familjarët, t‘u lidhet një
pension prej 40 mijë lekësh, për të
gjithë jetën.
Ndërkaq, nga dëshmitë në organin
e akuzës për zbardhjen e
ngjarjes, punëtorët kanë pretenduar
se për plotësimin e kërkesave
të tyre, u kanë dërguar letra pa
fund zyrtarëve më të lartë të shtetit
shqiptar. Por nuk kanë marrë
asnjë përgjigje. Kryesisht kërkesat
e punëtorëve janë ekonomike,
pasi siç shprehen ata, dëmi
psikologjik dhe më shumë fizik,
është tejet i rëndë dhe nuk mund
të ndreqet më. Ata pretendojnë se
kanë hyrë në borxhe dhe kanë
marrë vetëm një milion lekë të vjetra
dëmshpërblim, një shumë qesharake
krahasuar me atë që u
ndodhi.
"Nuk dimë se si të mbajmë
familjet. Ne punonim, çmontonim
plumba dhe shumë nga
ne u plagosën. As pension nuk
mund të marrim, pasi nuk ishim
të siguruar nga pronari i fabrikës",
- shprehet një nga punëtorët.
Disa javë më parë, ishpunëtorët
e fabrikës së demontimit
të municioneve në fabrikën
e Gërdecit do të miratonin
një propozim të Avokatit të Popullit,
Ermir Dobjani. Sipas tij,
"një pjesë e dëmshpërblimeve
që kërkohen, nëse ato rezultojnë
të bazuara, mund të parashikohet
të mbulohen nga llogaritë e
sekuestruara të firmës ‘Albademil‘,
për të cilën kërkohet një
bashkëpunim konkret me
Prokurorinë e Përgjithshme,
nëse çmohet e arsyeshme". Ky
është propozimi i Dobjanit drejtuar
ministrit të Brendshëm.
çmontimit të municioneve në
Gërdec ankohen për mospërfitimin
e pagave të fundit, që i referohet
periudhës shkurt-mars
2008. Gjatë kësaj kohe ata kanë
vijuar marrëdhëniet e punës
pranë subjektit që drejtohej nga
Mihal Delijorgji. 27 punëtorë janë
paraqitur dje në Prokurorinë e
Përgjithshme, ku një përfaqësi e
tyre ka kryer takime me hetues të
çështjes. Këta të fundit, gjatë
kërkimeve në kraterin e shpërthimit
kanë gjetur një bllok shënimesh
dhe librin e pagesave të
punëtorëve me të gjithë emrat
përkatës dhe pagat sipas punës.
Zyrtarë të akuzës qendrore thanë
dje se i kanë dhënë punëtorëve të
Gërdecit disa fotokopje të librit të
punës. Më këtë dokument punëtorët
do të kryejnë një padi në
gjykatë për marrjen e detyrimeve
të prapambetura.
Punëtorët do të kërkojnë në
gjykatë gjithashtu që t‘u njihen
sigurimet shoqërore të cilat ua
kishte premtuar kompania "Albademil"
që nga data 1 qershor 2006
deri më 15 mars 2008, ditë kur
ndodhi shpërthimi ose penalizim
për punën e tyre "në të zezë". Ata
kërkojnë po ashtu që t‘u dëmshpërblehen
mjetet motorike, automjetet,
motoçikletat, mjetet
bujqësore deri dhe shpenzimet e
varrimeve të viktimave. Kërkesat
e tyre janë 400 mijë lekë të reja, një
vit rrogë, 500 mijë lekë në muaj,
një vit asistencë, sepse nuk mund
të përballojnë fizikisht punën,
pasi janë me "një këmbë në varr e
një këmbë jashtë". Gjatë kësaj periudhe,
ata kanë kryer shumë
ankesa dhe denoncime, por ende
vazhdojnë të enden në dyert e institucioneve
zyrtare pa marrë
shpërblimet e premtuara. Nën zë
pohojnë se qeveria i ka plotësuar
vetëm një kërkesë, një milion lekë
të vjetra, të cilat nuk u dalin as për
ilaçe dhe mbijetesë. Mësohet se
ish-punëtorët do të kërkojnë në
gjykatë që, familjeve të cilat kanë
humbur familjarët, t‘u lidhet një
pension prej 40 mijë lekësh, për të
gjithë jetën.
Ndërkaq, nga dëshmitë në organin
e akuzës për zbardhjen e
ngjarjes, punëtorët kanë pretenduar
se për plotësimin e kërkesave
të tyre, u kanë dërguar letra pa
fund zyrtarëve më të lartë të shtetit
shqiptar. Por nuk kanë marrë
asnjë përgjigje. Kryesisht kërkesat
e punëtorëve janë ekonomike,
pasi siç shprehen ata, dëmi
psikologjik dhe më shumë fizik,
është tejet i rëndë dhe nuk mund
të ndreqet më. Ata pretendojnë se
kanë hyrë në borxhe dhe kanë
marrë vetëm një milion lekë të vjetra
dëmshpërblim, një shumë qesharake
krahasuar me atë që u
ndodhi.
"Nuk dimë se si të mbajmë
familjet. Ne punonim, çmontonim
plumba dhe shumë nga
ne u plagosën. As pension nuk
mund të marrim, pasi nuk ishim
të siguruar nga pronari i fabrikës",
- shprehet një nga punëtorët.
Disa javë më parë, ishpunëtorët
e fabrikës së demontimit
të municioneve në fabrikën
e Gërdecit do të miratonin
një propozim të Avokatit të Popullit,
Ermir Dobjani. Sipas tij,
"një pjesë e dëmshpërblimeve
që kërkohen, nëse ato rezultojnë
të bazuara, mund të parashikohet
të mbulohen nga llogaritë e
sekuestruara të firmës ‘Albademil‘,
për të cilën kërkohet një
bashkëpunim konkret me
Prokurorinë e Përgjithshme,
nëse çmohet e arsyeshme". Ky
është propozimi i Dobjanit drejtuar
ministrit të Brendshëm.