Pensioni, paratë e pleqërisë t’ia besosh shtetit apo bankave
30/11/2004 Të pranosh humbjen vullnetare të parave të tua në këmbim të një pensioni minimal, por të garantuar, apo të riskosh me pasigurinë për të marrë shumë më tepër sesa kontribuon në një skemë private. Kjo do të jetë dilema më e madhe e pensionistëve të së nesërmes. Do të vendosemi përpara kësaj mëdyshje një ditë jo shumë të largët, kur të marrim vesh lajmin se ka filluar të funksionojë një skemë e hapur pensioni privat. Mbase kështu 30-vjeçarët e sotëm nuk do ta kenë fatin e baballarëve të tyre, që marrin një pension mujor, me të cilin, siç e thonë vetë ata, nuk mund të bësh asgjë më shumë se sa të pish kafenë e mëngjesit. Po krijohen shanset që paratë e tua të kontributit për pension t’i vendosësh atje ku mund të përfitosh më shumë. Kështu nuk do të përsëritet ajo që u ndodh pensionistëve të sotëm, që kanë derdhur për vite me radhë miliona lekë dhe kur duhet të marrin një pension ai është në total shumë më pak se sa paratë e derdhura. Skema aktuale gjithnjë e më pak po e bën të mundur këtë. Aq më tepër në Shqipëri, ku numri i kontribuesve në vitet e tranzicionit ka një rënie drastike. Dalja nga ky rreth vicioz tentohet të gjendet me anë të skemave private, por se sa të sigurta do të jenë, askush nuk mund ta thotë saktësisht.
Pensionet aktuale. I detyruar të humbasësh
Që të marrësh sot një pension, në bazë të ligjeve duhet të plotësosh dy kushte, të cilat janë plotësimi i moshës 65 vjeç për burrat e 60 për gratë dhe vitet përkatëse të kontributit, ndryshe vitet e punës që nisin me 20 vjet për pensione të pjesshme dhe 35 vjet për pensionin e plotë. Që të marrësh një pension duhet që gjatë viteve të punës të paguash. Në këtë kuptim, një pension nuk është as ndihmë, as humanizëm. Pensionet janë thjesht kthimi i parave të derdhura për vite me radhë. Por trazirat shoqërore që ka kaluar vendi, nuk kanë lënë që ky problem të jetë kaq i thjesht sa shtrohet. Në fakt, shkalla e lartë e lindjeve para viteve ’90-të ka bërë që vendi të ketë një popullsi në moshë shumë të re, krahasuar me vendet e tjera, madje, sipas statistikave të OKB-së, pesha specifike e moshës së tretë në vendin tonë është vetëm 9 për qind e popullsisë dhe sipas të njëjtave statistika, numri i njerëzve të aftë për punë është sa katërfishi i pensionistëve. Por, sikur të ishte realiteti kështu si e thonë shifrat, do të qe një mrekulli. Mjaft shkaqe si informaliteti i lartë dhe korrupsioni në sistem ndikojnë negativisht. Por goditjen më të madhe e kanë dhënë dy shkaqe të tjera, shkalla e lartë e emigrimit të qytetarëve të aftë për punë dhe shkalla e lartë e papunësisë në vend, që i kanë përmbysur përfundimisht këto raporte. Tashmë, për një pensionist nuk është e mundur të kontribuojë në skemën e detyruar një i punësuar. Në vitin 2049 është llogaritur që një kontribues të mbajë në kurriz të tij 1.5 pensionistë. Në këto kushte skema vetëm vuan dhe asnjëherë nuk është në gjendje të mbajë veten. I ndodhur para një situate të tillë, shteti është detyruar të gjejë zgjidhjen për përmirësimin e skemës së detyrueshme te rritja e kontributit për person nga njëra anë dhe rritja e moshës së pensioneve nga ana tjetër. Duket sikur po gjendet një zgjidhje, por në terma afatgjata, njerëzit vazhdojnë të humbasin. Në këto kushte, Shqipëria, vendi me popullsi të re ka një normë shumë të lartë kontributesh, që llogaritet mesatarisht 42.5 për qind, normë kjo shumë më e lartë se vendet evropiane, si p.sh., Belgjika me normë 37 për qind, Greqia me 35 për qind, Turqia me 34 për qind dhe Norvegjia me 21 për qind. Dhe pastaj problemet pjellin njëri-tjetrin. Norma e lartë e kontributeve gjeneron informalitet të lartë. Mijëra njerëz, aktualisht, punojnë në të zezë, ndërsa ata më të zgjuarit, duke ditur se nuk do t’i marrin kurrë paratë e veta derdhin kontribute mbi pagën minimale. Kjo gërryerje e madhe që, pa dyshim është një dështim i madh, i ka detyruar edhe specialistët e sektorit ta pranojnë atë. Në një strategji kombëtare të reformimit të sistemit të pensioneve të hartuar nga një grup pune, me kryesimin e Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, thuhet shprehimisht: “Rregullat e sistemit janë të tilla që, raporti i ulët kontribues të punësuar do të rezultojë shumë shpejt në një përqindje të ulët të popullsisë të mbuluar nga sistemi i pensioneve. Nuk është bilanci financiar i sistemit që po diskutohet, por më tepër diskutohet kapaciteti i tij, për të garantuar të ardhura të mjaftueshme për të gjithë pensionistët”. Në këto kushte, kushdo që i lexon këto radhë, natyrshëm duhet të pyes: Për ku po shkojmë kështu? Sa të sigurtë jemi ne kontribuesit e sotëm për një pension që do të marrim nesër dhe sa do të na vlejë ai? Një përllogaritje e thjeshtë të vë para dilemës; të kontribuoj, apo jo.
Skema e detyrueshme duket se është e shenjuar të dështojë, e në një variant më të moderuar të mos na afrojë në atë që presim. Kjo, ndoshta ndodh për faktin se kemi të bëjmë me një zhvendosje prej një brezi në kohë. E thënë më thjesht, unë, punëtori ose kontribuesi i sotëm, jap sot për një pensionist dhe nesër kur unë të jem i tillë, do të japë dikush tjetër për mua. Ky është thelbi i sistemit “pay as you go”. Ndoshta është kjo shkëputje që sjell problemet. E në luftën për të dalë nga këto humbje shumëvjeçare, zgjidhja është tentuar të gjendet në një tjetër variant. A nuk do të ishte më mirë që në pleqërinë tonë të merrnim kontributet tona, pasi thjesht sikur t’i vendosnim në bankë, do të përfitonim më shumë. Pra, nuk do të humbisnim si në skemën e detyruar, ku mesatarisht derdh 29 mijë dollarë me kursin e nëntorit 2004 dhe merr vetëm 18 mijë si pension, dhe ku 30 për qind e kontributeve humbet përgjithmonë. Tendenca për të siguruar një lloj dalje nga ky rreth vicioz, ka nisur edhe në Shqipëri.
Pensioni i nesërm, blen pasigurinë për të fituar jetën pas 65 viteve punë
Çfarë janë skemat private të pensionit
Duhet të ishin krijuar në 1995, por akoma janë në pritje
Specialistët i shikojnë pensionet e detyruara dhe ato vullnetare me menaxhim privat si komplementarë. Por, ata nuk ngurrojnë të thonë se me daljen e skemave vullnetare të pensioneve me menaxhim privat, roli dhe pesha e pensioneve të detyrueshme do të vijë në rënie. Po çfarë përfaqësojnë këto skema private dhe çfarë ofrojnë ata? Nëse do t’i referoheshim legjislacionit shqiptar për skemat private, ata duhet të kishin kohë që të kishin dalë në treg. Ndoshta do të ishin deklaruar edhe përfituesit e parë. Pasi ligji për pensionet private dhe autoritetin e tyre mbikëqyrës ka dalë që në vitin 1995, por pa mundur të zbatohet asnjëherë. Vënia e tij në jetë do të shënohej me krijimin e inspektoriatit mbikëqyrës të skemave private të pensioneve. Për këtë duhej një vendim i qeverisë. Eshtë dashur plot 6 vjet dhe janë ndërruar disa qeveri deri ditën kur Kryeministri Fatos Nano ta nxirrte këtë urdhër në maj të 2004-ës. Vetëm pak muaj më pas, në tetor, inspektoriati nisi funksionimin e tij zyrtarisht.
Si funksionojnë këto skema?
Sipas ligjit në fuqi, ata mbështeten në parimin e pjesëmarrjes vullnetare të personave që dëshirojnë të futen në to. Përfitimet që merren nga skema janë në varësi të kontributit që derdh në to, që, sipas ligjit, nuk mund të jetë më pak se 500 lekë të reja. Po ashtu, sipas kontratës së veçantë me krijuesin ose menaxhuesin e skemës, mund të vendosësh kohën dhe formën sesi mund ta marrësh përfitimin, i cili, bazuar në aktivitetin ekonomik të skemës është i barabartë me kontribut plus një përfitim të përllogaritur. Këto fonde private pensionesh ofrojnë për kontribuesit e tyre pensione suplementare pleqërie, pensione suplementare invaliditeti, pensione suplementare familjare dhe pensione të parakohshme. Përveç këtyre, prej skemave private mund të marrësh edhe përfitime të pagueshme në formën e pagesave të menjëhershme si edhe shlyerje. Në ligj thuhet se një fond të tillë pensioni mund të ngrenë persona juridikë private, që marrin një liçensë nga Inspektoriati. Mund ta ngrenë një grup njerëzish në formën e një shoqërie aksionere të regjistruar në gjykatë. Po ashtu, ligji u jep të drejtën ta bëjnë diçka të tillë edhe institucionet financiare private, me qëndrim të përhershëm në Shqipëri. Madje, me një autorizim të veçantë të Këshillit të Ministrave, një institucion të tillë mund ta ngrenë edhe ndërmarrjet shtetërore jobuxhetore. Sipas llojit të këtij institucioni varion edhe shifra e pjesëmarrësve në të. Kështu, nëse kemi të bëjme me një skemë të mbyllur apo të kufizuar, numri i kontribuesve nuk duhet të jetë më pak se 100 dhe kur skema është e hapur, kjo shifër duhet të jetë jo më pak se 500 vetë. Dhe që të nisësh një aktivitet të tillë, ligji më 1995-ën parashikonte derdhjen e një garancie në një bankë brenda vendit prej 10 milionë lekësh, shifër kjo që, sipas drejtuesve të Inspektoriatit, edhe mund të rritet. E parë me këtë që thotë ligji dhe që e përforcojnë zbatuesit e tij, duket se pleqëria jonë do ta ketë një dalje nga rrethi vicioz i humbjes së kontributeve dhe pensioneve shpesh qesharake, që marrin gjyshërit e baballarët tanë.
INTERVISTAT
Hasa: Skemat private pa kontroll kthehen në piramida
Kryeinspektori: Ndryshimi midis privatit dhe shtetit në ofrimin e pensionit
Në rast se nuk kontrollohen skemat private të pensioneve kthehen në piramida. Për kryeinspektorin e Kontrollit të Skemave Private të Pensioneve, Naim Hasa, duhet që ky institucion të ketë vazhdimisht nën kontroll skemat private.
Sa rrezik ka që skema të tilla të dalin piramida, shijen e të cilave tashmë, ne shqiptarët e kemi provuar?
Kjo pyetje mund të shtrohet kudo. Për çdo institucion financiar që i mungojnë elementet e kontrollit, në radhë të pare, ligjshmëria që e rregullon këtë institucion, e në radhë të dytë mbikëqyrja e këtij institucioni, janë të gjitha premisat për t’u kthyer në piramida. Por në këtë rast, ne kemi të bëjmë me institucione, veprimtaria e të cilëve rregullohet me ligj, kemi të bëjmë me institucione që monitorohen e kontrollohen nga një inspektoriat i ngritur pranë Këshillit të Ministrave, ndaj edhe mundësitë për t’u kthyer në piramida janë minimale dhe shkojnë drejt zeros.
Kur mendoni se do të firmosni liçensën e parë të një skeme private pensioni?
Sigurisht, që hapja e një instituti privat pensionesh nuk është një hap i thjesht administrativ. Ajo është e kushtëzuar me një sërë faktorësh. Në radhë të parë besueshmëria, në radhë të dytë kapitalet që kanë këto njerëz, që duan të hapin skema të tilla private, së treti, kush janë njerëzit që do t’i krijojnë këto fonde dhe kush janë kontribuesit dhe ata që do të përfitojnë nga ato. Plotësimi i këtyre kushteve nuk është thjesht një moment, por është një proces që zgjat. Ne parashikojmë të bëhemi gati deri në fund të 2004-ës dhe 2005 do të jetë e viti kur do të adresohen edhe kërkesat. Skemat private kanë një avantazh, sepse afrojnë përfitime në kushte më të favorshme se skema e detyrueshme, ofrojnë përfitime më të mëdha se skema e detyruar për njësinë e kontributeve të derdhura dhe kanë një avantazh tjetër shumë të madh, se ata afrojnë përfitime edhe të menjëhershme apo në formë shlyerjeje. Pra, asnjëherë kontributet e derdhura nuk mund të humbasin. Ndërsa në skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore, duhet të plotësosh një kohë të caktuar pune për të përfituar një pension dhe, kjo kohë nuk është pak.
Artur Lama, shefi i sektorit të liçensimit në IMSPP
Çfarë duhet të bësh për të
ndërtuar një skemë pensioni
Në radhë të parë duhet kërkesa. Kështu, parashikohet në ligj mënyra e hapjes së një skeme pensioni. Artur Lama, shefi i sektorit të liçensimit në Inspektoriat, tregon mënyrat dhe hapat që duhet të bësh për të ndërtuar një skemë private.
A mund të flasim paraprakisht për kushtet që duhet të plotësojë një subjekt për të ngritur një skemë private pensioni?
Paraprakisht, në ligj kërkohet që të plotësohet një numër minimal subjektesh, që kërkojnë të sigurohen në këtë skemë private pensioni. Kur kemi të bëjmë me fonde të kufizuara kërkohet që numri minimal të jetë 100 punonjës dhe, nëse kemi bashkim punëdhënësish, atëherë duhet që vetëm njëri prej tyre ta ketë numrin minimal prej 100 punonjësish dhe të tjerët mund të kenë edhe më pak. Mund të kemi edhe bashkime profesionesh që krijojnë skema të kufizuara. Përveç këtyre kushteve duhet një garanci prej 10 milionë lekë, që depozitohet në një nga bankat e nivelit të dytë. Kjo siguron fondin, fillimisht, por meqë ligji është përgatitur që më 1995-ën dhe më vonë kushtet kanë ndryshuar, kjo shifër duhet rishikuar, sepse sot është minimale, ndryshe nga atëherë, që ka qenë e konsiderueshme. Përveç këtyre garancive fondi duhet të paraqesë plan financiar për parashikimin e periudhave deri në 5 vjet, planin e biznesit dhe duhet të ketë përfunduar disa rregullore për përfitimet, kontributet dhe disa rregullore të tjera financiare.
Sa kohë duhet për marrjen e liçensës pas aplikimit në zyrat tuaja?
Ligji parashikon që nga momenti i paraqitjes së plotë të dokumentacionit në Inspektoriat, periudha e shqyrtimit është 60 ditë. Gjatë kësaj periudhe vlerësohet plani i zhvillimit të fondit dhe pas 60 ditëve dilet me vendimin për krijimin ose jo të tij. Pas kësaj, fondi i pensionit merr një status dhe paraqitet në gjykatë për të fituar të drejtën e qenies një shoqëri aksionere. Më pas mund të fillojë të funksionojë. Por të tilla fonde duhet të kenë patjetër edhe marrëveshjet me personat e siguruar, që do të jenë sa numri minimal i përcaktuar në ligj.