E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kastrati në Bonner

Sulmuesi kosovar, Bekim Kastrati, të premten përfundimisht e ka shkëputur kontratën e tij me skuadrën e ligës së tretë gjermane, Dynamo Dresden, e cila ishte e vlefshme deri në qershor të vitit 2010.

Mirëpo, pak orë më vonë Bekim Kastrati ka gjetur klub të ri. Ai ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë me skuadrën Bonner SC, që garon në Regionalliga West (liga e katërt gjermane)

“E shkëputa kontratën me Dynamo Dresden dhe menjëherë arrita marrëveshje me ekipin nga Regionalliga, Bonner. Me këtë skuadër kam nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2011. Po ashtu, kemi marrëveshje se mund ta shkëpus kontratën, nëse marr ofertë më të mirë, por edhe mund ta vazhdojmë atë”, deklaroi Bekim Kastrati për Express.

Ish-sulmuesi i Borussia Monchengladbach, Eintracht Braunschweig dhe Fortuna Dusseldorfit, edhe pse kishte oferta nga klube të Bundesliga 3, vendosi që të nënshkruajë për Bonnerin.

“Unë vendosa të nënshkruaj me Bonner, skuadër kjo nga veriu i Gjermanisë, sepse edhe shtëpinë dhe familjen time e kam më afër. Po ashtu, edhe me kushtet që m’i ka ofruar Bonner, jam i kënaqur. Tani do të kem hapësirë edhe më të madhe për të luajtur”, përfundoi Kastrati.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›