E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kastrati”, pretenca në Apel për vëllezërit Rexha

 

TIRANE – Prokuroria paraqiti dje përpara Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda kërkesën për masën e dënimit ndaj personave të akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e mjekut Behar Kastrati në vitin 2005 në Krumë. Në pretencën e lexuar përpara pesëshes gjykuese prokuroi i çështjes kërkoi burgim të përjetshëm për njërin nga vëllezërit Rexha dhe gjysmë shekulli burg për dy të tjerët. Pasi ka bërë të ditura konkluzionet përfundimtare të çështjes, përfaqësuesi i akuzës ka kërkuar dënimin maksimal për Qamil Rexhën dhe nga 25 vjet heqje lirie për Ibrahim Gecin dhe Abedin Rexhën. Kërkesa e djeshme ka lënë të pandryshuar dënimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë në 26 korrik të këtij viti për vëllezërit Rexha, ndërsa ka shtuar me 5 vjet dënimin ndaj Gecit. Ngjarja për të cilën akuzohen personat e mësipërm ka ndodhur në korrik të vitit 2005. Sipas prokurorisë, dy vëllezërit Rexha e kanë rrëmbyer Behar Kastratin në bashkëpunim me Ibrahim Gecin, pasi e fajësonin atë për vdekjen e vëllait të tyre Gani Rexha në vitin 1995. Trupi i pajetë i mjekut u gjet 40 ditë pas rrëmbimit i lidhur në dy shtylla betoni poshtë urës së fshatit Klosh. ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›