Milan dhe Ibrahimovic jane takuar per rinovimin e kontrates

Në Itali shprehen të sigurt: Zllatan Ibrahimoviç është e tashmja dhe e ardhmja e Milanit. Lëvizja e parë është bërë dhe palët janë takuar më Milanelo për të mundësuar rinovimin e kontratës së yllit më të madh të momentit në Serinë A.
Galiani e Braida janë takuar me përfaqësuesin e Ibrës, Mimo Raiolën, ndërsa mësohen disa hollësi lidhur me këtë rinovim të rëndësishëm të kontratës që përfundon më 2014 dhe që synohet të zgjatet deri në 2016.
Ibrahimoviç ka dëshirë të vazhdojë me fanelën kuqezi, por nuk është i kënaqur me rrogën që merr, edhe pse 9 milionë euro në sezon janë pagesa më e lartë për një lojtar në Apenine. Zllatan është një yll dhe e mendon veten të barabartë me yjet Lionel Mesi e Kristiano Ronaldo. Kushti i tij është jo vetëm rritja e rëndësishme e rrogës, por edhe që kjo të bëhet menjëherë.
Milani, nga ana e tij, nuk është kundër rritjes së pagesës për një lojtar që tërheq skuadrën, veçse ka vendosur të presë deri në qershor. Shpresohet të fitohet një trofe, titulli në Itali ose Championsi dhe nëse ndodh kështu, rinovimi për Ibrën do të ishte automatik.
Milani është në krye të Serisë A me 51 pikë, ndaj 50 të Juventusit, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar, ndërsa Ibrahimoviç ka shënuar 15 gola në 25 takime. Kuqezinjtë janë gjithashtu shumë pranë çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve