Kastro Zizo është në koma
Autori i Lajmit: Redaksia
“Do të jepja jetën për familien time...”, ndoshta do tju duket çudi, që Kastro Zizo, këngëtari i njohur për çmenduritë në skenë të jetë kaq emocional. Ju themi se tashmë Kastro ka rënë në një gjumë të thellë, për mos ti zënë më vendin Klevisit. “I penduar”, është kënga që do të ndryshojë rrënjësisht performancat skenike dhe jetësore të këngëtarit. “Kënga është një bashkpunim me Pirro Çakon dhe Adi Hilën. Të tre jemi autorë të kësaj veçantie... plus nuk duhet harruar fakti që kur burimi i frymëzimit ka baza të vërteta atëherë rrjedha është më e lehte për diçka interesante...”, rrëfen Klevis. Ndërkohë që për projektet më të fundit, Klevis Bega na tregon se, “Kam disa kohë, që ndjehem më i sigurt prapa kameras...regjia më intrigon shumë. Jam duke punuar për realizimin e filmit tim të parë si regjisor”...
Klevis jeni pjesëmarrës tek “Kënga Magjike” me një këngë mjaft interesante. Është diçka krejtësisht ndryshe nga çjemi mësuar të të shohim në skenë. Pse?
Kënga është një bashkpunim me Pirro Çakon dhe Adi Hilën. Të tre jemi autorë të kësaj veçantie... plus nuk duhet harruar fakti që kur burimi i frymëzimit ka baza të vërteta atëherë rrjedha është më e lehte për diçka interesante...
Kënga është një dedikim?
Një dedikim për të gjithë njerëzit... emrat ndryshojnë.. historitë janë të njëjta.
Ku shkoi Kastro Zizo? Ke deklaruar se tashmë Kastro ka ikur larg....
Jo..Kastro është pak kohë në koma. I kishte zënë shumë vend Klevisit.
Çfarë ndryshe ka Kastro dhe Klevis? Është thjesht ndryshim emrash apo... ?Ku është ndryshimi i vërtetë?
Ndryshimi është radikal...dhe po ashtu janë shumë të ngjashëm...
Po shohim një anë tjetër tuajën tashmë... atë që nuk e kemi parë deri tani. Mos do të thotë kjo se po njohim Klevis Begën?
Po. Në një farë mënyre..megjithëse Klevis është më i ndrojtur.
Jeni mjaft i përkushtuar kundrejt familjes suaj. Çfarë do të thotë ajo për ju dhe deri ku do të shkonit për të mbrojtur bashkëshorten dhe djalin tuaj?
Do të jepja jetën për familien time...
Angazhimet e profesionit herë herë vënë në vështirësi çdo artist, që duhet të zgjedh midis familjes dhe punës. Sa e pengojnë njëra tjetrën profesioni dhe familja?
Unë mundohem ti sinkronizojë të dyja...Sigurisht familia është primare..por, pa punë dhe para në familie nuk do të kishte shumë harmoni...
Dikur keni shprehur një dëshirë, që donit të kishit një fëmijë të dytë. Vazhdoni ti qëndroni këtij mendimi?
Sigurisht...jemi duke punuar...hahah
Klevis jeni shumë ekspresiv dhe energjik. Kështu jeni edhe jashtë skenës?
Unë nuk di të shtirem...
Mund të themi se jeni një artist në kompleks. Regjisor, aktor, kompozitor, këngëtar..... Ku e gjeni veten më mirë ose më saktë cilën bëni më mirë prej tyre?
Kam disa kohë, që ndjehem më i sigurt prapa kameras...regjia më intrigon shumë. Jam duke punuar për realizimin e filmit tim të parë si regjisor.
Klevis jeni protagonist në filmin “Farmakon”. Sa e vështirë është për një këngëtar dhe kompozitor të jetë aktor?
Ndoshta unë qëllova me një staf të mirë ...me regjisor Joni Shanaj dhe aktorët përreth profesionistë si Olta Gixhari, Vaso Goda dhe Niko Kanxheri, që më bën të ndjehesha shumë rehat...
Cili është karakteri i personazhit tuaj Franko në këtë film?
Është shumë kompleks...për pak do të jetë premiera. Mos ti zbulojmë të gjitha.
Olta Gixhari është partnerja juaj në këtë film. Si u ndjetë përkrah saj?
Shumë komod...Olta është një njeri pozitiv dhe karizmatik..një profesioniste që di seç bën dhe seç kërkon...
Është folur shumë në media për skena erotike në këtë film midis jush dhe Olta Gixharit. Si është e vërteta... deri ku shkon erotizmi?
Një erotizëm fin dhe i bukur..asgjë vulgare...jo aq e ekzagjëruar sa mediat shkruan.
Çfarë është duke punuar tani Klevis Bega?
Jam duke punuar shumë me familjen.
Dy klipe me fragmente të jetës së tij... I treti...?
Shumë kush do të thoshte se kënga “I penduar” është një tjetër këngë, ku Klevis përshkruan fragmente të jetës së tij. Kjo këngë do të shënojë edhe shndërrimin e këngëtarit që të gjithë e kemi njohur si Kastro Zizo. Por, nuk është vetëm kjo, kënga ku Kastro përshkruan në mënyrën e vet, jetën e tij, por pse jo edhe atë pjesë të jetës së fantazuar. Një ushqim i mirë për kafshët, dhe për këtë ai ka menduar të tregojë gjithë historinë e jetës së tij me një klip që titullohet “Silazhi”. Aty udhëton vetë ai, me një udhëtim që nga ngjizja e deri në amshim, në një vdekje tërësisht erotike. Sepse në jetë ndodhin të gjitha, por ajo që mbetet është ndjenja. Me muzikë të Kabal Record dhe “Zig Zag Records”, në bashkëpunim me producentin londinez, Tom Gillieron, Kastro sapo ka përfunduar këtë klip të ri, që do të lançohet në fillim të shtatorit. Jemi të dy pjesëtarë të videoklipit, dhe është një rrëfim i jetës sime deri në moshën e supozuar 104 vjeç. Për klipin përdoren foto të fëmijërisë së tij, dhe fabula ka protagonist vetë këngëtarin, i cili shkon afër një peme, që në simbolikën e vet është pema jetësore, dhe ku afër është një zanë, që bën gjykimin e jetës. Duket pak si shmangie artistike, por jo nga vetvetja. Personazhi Klevis shkon tek kjo zanë, me të cilën ledhatohet, që e lënë të vdesë. Momente erotike? Por kjo është e pakta, kur bëhet fjalë për fantazinë e Kastros. Klipi i dytë titullohet “Bitch”, një klip i çuditshëm “underground” londinez me copëza jete nga vetë Kastro dhe muzikanti nga Londra Tom, me të cilin njihet prej 4 muajsh. Po pse ky titull? Sepse jeta është imoralitet, dhe që sipas tij, imoralitet do të thotë të rrish me një person dhe të mendosh dikë tjetër, pastaj të rrish me këtë tjetrin dhe të mendosh për një të tretë. Është një këngë e rrymës “house” sipas Kastros, që ai e quan “house conceptual”, jo komercial.
Ky lajm është publikuar: 07/11/2009