Katastrofa e Kongos, BE mision në Afrikë
Franca dhe Britania e
Madhe kanë bërë të ditur
një angazhim të ri të tyre
diplomatik, për të siguruar
paqen në lindje të Kongos,
përfshi edhe shtimin e ndihmave
humanitare për qindra mijëra
civilë që kanë lënë shtëpitë për
t‘u shpëtuar sulmeve të rebelëve.
Dy ditë pasi rebelët e gjeneral
Laurent Nkundës deklaruan pushim
zjarri në Goma, kryeqytetit
të Republikës Demokratike, refugjatët
u larguan nga qyteti për
të kërkuar zona më të sigurta për
të jetuar e për të pritur ndihmat
në veshje dhe ushqime. Për të
gjitha ato organizata humanitare
që ndodhen në terren, situata
është katastrofike. Ndërsa përpjekjet
ndërkombëtare vazhdojnë
për të parandaluar vazhdimin e
gjakderdhjeve, ministri i Jashtëm
francez dhe britanik kanë shkuar
dje në Kongo së bashku dhe më
pas edhe në Ruanda. Vendet afrikane
kanë akuzuar njëri-tjetrin
për financim dhe mbështetje të
rebelëve. Franca, e cila ka edhe
drejtimin BE-së, ka lançuar në
Kongo misionin diplomatik të
BE-së, të cilët u mblodhën në
Bruksel për të diskutuar vendosjen
e mundshme të një force
evropiane për të mbrojtur civilët
në Kongo. Objektivi kryesor i
përpjekjeve është dërgimi i një
mesazhi politik shumë të qartë
për Evropën: që situata duhet të
stabilizohet me çdo kusht dhe
se gjithçka duhet të zgjidhet
përmes bisedimeve e dialogut
mes forcave të konfliktit. Misioni
evropian do të ketë më
shumë natyrë humanitare, sesa
luftarake. Në Kongo aktualisht
janë vendosur 17 mijë trupa të
Kombeve të Bashkuara, por me
sa duket ato kanë dalë jashtë
funksionit të tyre, për shkak të
përshkallëzimit të përpjekjeve
të rebelëve. Ndërkohë, situata
në vend është katastrofike. Nkuda
që pretendon se po përpiqet
për të mbrojtur minoritetin Tutsi
në Kongo ka hequr dorë nga
kushtet e paqes të vendosura
në muajin janar, duke kërkuar
rinegociime të reja të tyre. E
ndërkohë, e gjithë zona është
shndërruar në një kasaphanë
për civilët e pafajshëm. Sekretari
i Përgjithshëm i OKB-së,
Ban Ki-Moon deklaroi dje se
pushimzjarri duhet të vazhdojë
të mbahet, pavarësisht kërkesës
për rinegociim të kushteve të
paqes. Diplomatët evropianë
dhe amerikanë në Kongo dhe
Ruanda po kërkojnë me të gjitha
mënyrat për të arritur rezultat,
pra pushimin e vrasjeve masive
dhe ikjeve të njerëzve nga zonat
e banuara. Për komisionerin e
lartë të OKB-së për të drejtat e
njeriut, faji është edhe i ushtrisë
kongoleze, e cila është tërhequr
nga detyra, duke u lënë rebelëve
dorë të lirë në masakra.
Madhe kanë bërë të ditur
një angazhim të ri të tyre
diplomatik, për të siguruar
paqen në lindje të Kongos,
përfshi edhe shtimin e ndihmave
humanitare për qindra mijëra
civilë që kanë lënë shtëpitë për
t‘u shpëtuar sulmeve të rebelëve.
Dy ditë pasi rebelët e gjeneral
Laurent Nkundës deklaruan pushim
zjarri në Goma, kryeqytetit
të Republikës Demokratike, refugjatët
u larguan nga qyteti për
të kërkuar zona më të sigurta për
të jetuar e për të pritur ndihmat
në veshje dhe ushqime. Për të
gjitha ato organizata humanitare
që ndodhen në terren, situata
është katastrofike. Ndërsa përpjekjet
ndërkombëtare vazhdojnë
për të parandaluar vazhdimin e
gjakderdhjeve, ministri i Jashtëm
francez dhe britanik kanë shkuar
dje në Kongo së bashku dhe më
pas edhe në Ruanda. Vendet afrikane
kanë akuzuar njëri-tjetrin
për financim dhe mbështetje të
rebelëve. Franca, e cila ka edhe
drejtimin BE-së, ka lançuar në
Kongo misionin diplomatik të
BE-së, të cilët u mblodhën në
Bruksel për të diskutuar vendosjen
e mundshme të një force
evropiane për të mbrojtur civilët
në Kongo. Objektivi kryesor i
përpjekjeve është dërgimi i një
mesazhi politik shumë të qartë
për Evropën: që situata duhet të
stabilizohet me çdo kusht dhe
se gjithçka duhet të zgjidhet
përmes bisedimeve e dialogut
mes forcave të konfliktit. Misioni
evropian do të ketë më
shumë natyrë humanitare, sesa
luftarake. Në Kongo aktualisht
janë vendosur 17 mijë trupa të
Kombeve të Bashkuara, por me
sa duket ato kanë dalë jashtë
funksionit të tyre, për shkak të
përshkallëzimit të përpjekjeve
të rebelëve. Ndërkohë, situata
në vend është katastrofike. Nkuda
që pretendon se po përpiqet
për të mbrojtur minoritetin Tutsi
në Kongo ka hequr dorë nga
kushtet e paqes të vendosura
në muajin janar, duke kërkuar
rinegociime të reja të tyre. E
ndërkohë, e gjithë zona është
shndërruar në një kasaphanë
për civilët e pafajshëm. Sekretari
i Përgjithshëm i OKB-së,
Ban Ki-Moon deklaroi dje se
pushimzjarri duhet të vazhdojë
të mbahet, pavarësisht kërkesës
për rinegociim të kushteve të
paqes. Diplomatët evropianë
dhe amerikanë në Kongo dhe
Ruanda po kërkojnë me të gjitha
mënyrat për të arritur rezultat,
pra pushimin e vrasjeve masive
dhe ikjeve të njerëzve nga zonat
e banuara. Për komisionerin e
lartë të OKB-së për të drejtat e
njeriut, faji është edhe i ushtrisë
kongoleze, e cila është tërhequr
nga detyra, duke u lënë rebelëve
dorë të lirë në masakra.