Katastrofë ekologjike në Liqenin Artificial
Liqeni Artificial i kryeqytetit është shndërruar në një vend të hedhjes së mbeturinave, që kanë shkaktuar ndotjen katastrofike të tij. Pas kësaj pritet edhe zhdukja e të gjitha gjallesave që i kanë mbijetuar jo me pak vështirësi dëmtimit të vazhdueshëm të kësaj hapësire publike, e vetme për nga lloji i saj në Tiranë.
Menjëherë pas njoftimit të dhënë nga banorët e zonës që kanë vërejtur një erë të rëndë dhe ngjyrë jeshile të ujit pranë digës së liqenit, kanë mbërritur autoritetet.
Drejtoria e Shëndetit Publik, pas kryerjes së analizave të para të ujit të liqenit, ka konstatuar se aty janë hedhur hidromate dhe mbetje të tjera të materialeve të ndërtimit.
Këtë variant e ka mbështetur edhe drejtori i Autoritetit Rajonal Shëndetësor, Mhill Gecaj. Ai ka deklaruar dje, se "nuk kemi të bëjmë me ndotje bakteriale". Ndërsa ka pohuar se paraprakisht mund të thuhet se shkak për këtë ndotje është bërë hedhja e hidromatit nga firmat e ndërtimit.
Drejtori i ASHR-së e ka konsideruar këtë nivel ndotjeje si një problem shumë të madh ekologjik dhe si shumë të dëmshëm për gjallesat. "Kemi përcaktuar, shprehet Gecaj, se problemi më i madh është mungesa e oksigjenit për gjallesat". Sipas kreut të ASHR-së, pritet që të ketë ngordhje masive të këtyre gjallesave që popullojnë ekosistemin e Liqenit Artificial të Tiranës. Ai ka konfirmuar se ka më shumë se 2-3 kuintal substanca ndotëse në liqen.
Nga ana tjetër, drejtori i Drejtorisë së Shëndetit Publik, Gjergj Ndoja, e ka cilësuar si një ndotje të rëndë me karakter kimik atë të Liqenit Artificial. Ndoja theksoi se nuk ka rritje të ngarkesës bakteriale, por duke qenë se në liqen nuk ka rrjedhje të vazhdueshme të ujit, kjo gjë e bën edhe më të vështirë pastrimin e tij nga ndotja. Ai është përpjekur që të qetësojë disi opinionin publik, duke u shprehur se në liqen nuk janë hedhur lëndë helmuese. "Nuk bëhet fjalë për lëndë helmuese dhe nuk ka ngordhje masive dhe të menjëhershme të gjallesave", shpjegoi drejtori i Shëndetit Publik.
Një reagim mjaft të ashpër për këtë ndotje të liqenit të Tiranës ka pasur edhe nënkryetari i bashkisë së kryeqytetit, Eduard Shalsi, i cili ka fajësuar autoritetet e qeverisë qendrore që, sipas tij, nuk e kanë aspak nën kontroll territorin. "Ja pse më 28 qershor duhet të ndërrojë ky pushtet i shkatërrimit e i ndotjes, që s‘ka asnjë kontroll mbi territorin dhe ka përgjegjësinë e kthimit të kodrave të liqenit në lagje banimi me ujëra të zeza, që derdhen në liqen", është shprehur Shalsi dje. Ai ka fajësuar si ndotës të pakorrigjueshëm derdhjen e ujërave të zeza nga një numër i madh pallatesh të rinj të ndërtuar në Komunën e Farkës që rrethojnë liqenin. Më tej, numri dy i Bashkisë së Tiranës ka kërkuar "që prokuroria të hetojë dhe të nxjerrë përgjegjësit për këtë masakër ekologjike". Sipas Shalsit, kjo gjendje ka ardhur si rezultat i keqpërdorimit mjedisor të territorit, pasi nuk ka një administrim të mirë të pushteteve dhe prandaj ndodhin katastrofa të tilla.