E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakra, 4 policët në telefonin e Dajtit

Zbardhet skema e plotë e
hetimit të Drejtorisë së
Shërbimit të Kontrollit të
Brendshëm për policët, numrat
e të cilëve ndodheshin në telefonat
e sekuestruar të personave
përgjegjës për vrasjen e katër
oficerëve të policisë në Durrës.
Burime nga grupi hetimor tregojnë
se nuk janë pesë numra, por
katër dhe një prej tyre është
ish-punonjës policie, pasi ka
kohë që është liruar nga detyra.
Sipas hetimeve të deritanishme,
mësohet se në bashkëpunim me
prokurorinë është konstatuar
se në një nga telefonat e sekuestruar
të të shumëkërkuarit
Dritan Dajti dhe kunatit të tij
Erges Xhaxhi, ka disa numra
punonjësish policie.
Sipas dosjes penale, në ngarkim
të tyre, këta numra telefoni
ndodhen në telefonin e Erges
Xhaxhit dhe jo të Dritan Dajtit.
Fillimisht, grupi hetimor, kur
ka marrë telefonin e tij për
verifikim, ka rezultuar se në
numëratorin e tij kishte disa
numra me 069410..., që rezultojnë
në pronësi të Policisë së
Shtetit. Kështu, këta numra i
kanë shkuar për verifikim policisë
dhe Drejtorisë së Shërbimit
të Kontrollit të Brendshëm në
Ministrinë e Brendshme. Gjatë
verifikimeve ka rezultuar se
janë katër numra të tilla. Grupi
hetimor bëri të ditur se një nga
këta numra i përket një oficeri
policie në Durrës, i cili është
edhe personi që ka çuar mesazh
rreth 20 minuta para ngjarjes
së rëndë. Ndërkaq, një numër
tjetër i përket një tjetër oficeri
policie të rolit zbatues, me
detyrë në Drejtorinë e Policisë
së Kukësit. Ndërsa numri i tretë
i përket një oficeri tjetër policie
të rolit zbatues, në Drejtorinë
e Policisë së Korçës. Ndërkaq,
policia ka bërë verifikimet edhe
për numrin e katërt, që sipas të
dhënave, është i një ish-efektivi
të repartit të Forcave të Ndërhyrjes
së Shpejtë. Por, ky person,
tashmë nuk ndodhet në radhët
e policisë, pasi është liruar nga
detyra prej dy vitesh, duke dalë
në reformë.
Pasi janë verifikuar emrat e
katër personave, identiteti i të
cilëve nuk është publikuar për
shkak të hetimeve, dosja i ka
kaluar për hetim paralel SHKBsë.
Por, nga të dhënat pranë
kësaj drejtorie mësohet se ende
nuk janë marrë në pyetje këta
persona, pasi nuk ka fakte të
plota se ata kanë biseduar me
personat e arrestuar. Gjithashtu,
hetuesit e kësaj strukture thanë
se fillimisht i është lënë hapësirë
grupit të punës së prokurorisë
për të kryer veprimet e
nevojshme në dokumentimin e
plotë të kësaj ngjarjeje dhe më
pas do të merren në pyetje tre
oficerët e policisë, të cilët kanë
pasur numrat e tyre të telefonit,
të regjistruar në telefonin e
sekuestruar të Erges Xhaxhit.
Sipas të dhënave nga SHKB-ja,
këta persona do të jenë nën hetim
deri në sqarimin e plotë të
rrethanave. Gjithashtu, SHKB-ja
bëri të ditur se do të verifikohet
edhe statusi i tyre, pasi ka informacione
se ata mund të kenë
edhe lidhje farefisnore me të
arrestuarin dhe ky mund të jetë
shkaku që numrat e tyre ishin
në telefonin e Xhaxhit.

Zbardhet fi rma që urdhëroi operacionin e 7 gushtit

Prokuroria ka administruar dje urdhrin
për fi nalizimin e operacionit të datës 7
gusht në Durrës, pikërisht 8 ditë më parë,
ku mbetën të vrarë katër ofi cerë të policisë,
anëtarë të sektorit të operacioneve speciale në
Drejtorinë e Luftës Kundër Krimit të Organizuar.
Ditën e djeshme, grupi hetimor ka marrë
në dorë këtë urdhër, që sipas të dhënave
ishte fi rmosur nga Arjan Muça, i cili është
drejtor i luftës kundër krimit të organizuar
në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së
Shtetit. Kështu, prokuroria pritet të marrë në
pyetje edhe Muçën, në lidhje me operacionin
që çoi në vrasjen e katër policëve, një anëtari
të grupit kriminal të Dajtit dhe plagosjen
e këtij të fundit. Ky urdhër po studiohet në
të gjitha aspektet nga grupi hetimor për të
kaluar në hallkat e tjera të dokumentimit të
kësaj ngjarjeje të rëndë. Sipas të dhënave
hetimore, grupi i punës që kishte ndërmarrë
operacionin për kapjen e Dajtit ka ndërhyrë
fi llimisht në kapjen e Ledion Marës, i cili ka
tentuar të largohet. Më pas, dy nga ofi cerët
e vrarë i janë afruar makinës me xhama të
zinj, njëri nga pas dhe tjetri nga dera anësore
e pasme. Në atë moment, nga brenda është
qëlluar prej Dritan Dajtit, duke lënë të vdekur
në vend dy punonjësit e trupës speciale. Në
këtë moment, Dajti ka dalë nga makina dhe
për t‘iu shmangur forcave policore që kishin
bllokuar njërën anë, është nisur nga ana tjetër.
Aty është përballur me një tjetër ofi cer policie,
i cili i ka drejtuar një armë automatike dhe ka
qëlluar në drejtim të Dajtit, duke shkëmbyer
zjarr me të. Por, në ato momente, ofi cerit të
policisë i është bllokuar arma dhe kështu ka
rënë pre e plumbave të shtëna nga Dajti. Tek
ofi ceri i katërt i policisë, që u vra në krye të
detyrës, grupi hetimor shpjegon se ai kishte
neutralizuar Ledion Marën dhe sapo është
bërë gati të kundërpërgjigjet, ai është qëlluar
sërish nga Dritan Dajti, ku ka mbetur i vdekur
edhe Mara. Sipas grupit të punës, të përbërë
nga prokurorë dhe ekspertë të policisë, të
gjithë viktimat janë qëlluar nga Dajti që më
pas ka tentuar arratisjen.

Sindikata e Shërbimeve Policore:
Ministri Nishani të japë dorëheqjen

Ministri i Brendshëm, Bujar
Nishani, duhej të kishte
dhënë dorëheqjen menjëherë
pas masakrës së 7 gushtit, ku
mbetën katër policë të vrarë.
Kështu ka reaguar Sindikata e
Shërbimeve Policore të Shqipërisë,
e cila i konsideron të
paafta aftësitë menaxhuese
të rendit dhe sigurisë. Sipas
Sindikatës së Shërbimeve Policore,
punonjësit e Policisë së
Shtetit janë të përfshirë në
grupe kriminale dhe se pasuritë
nuk e justifikojnë burimin
e të ardhurave nga profesioni.
Kjo sindikatë denoncon faktin
se në ngjarjen e Durrësit është
shitur informacioni. Kreu i kësaj
sindikate, Valentin Macaj, ka
deklaruar se kjo ndodh prej kohësh
dhe ministri i Brendshëm,
me këtë situatë duhej të kishte
dhënë dorëheqjen. Gjithashtu,
Macaj ka denoncuar edhe mbingarkesën
dhe stresin e punonjësve
të policisë në burgje, ku
nga viti 2000 e deri më tani janë
vetëvrarë 15 punonjës burgjesh.
Nisur nga ky fenomen, shoqata
kërkon ndërhyrjen e Ministrisë
së Drejtësisë, Shëndetësisë dhe
Punës. Sindikata kërkon nga
qeveria zbatim të plotë të ligjeve
për shpërblimet e efektivëve të
policisë.
Por, deklarata e Sindikatës
së Shërbimeve Policore është
pasuar me një tjetër reagim të
Sindikatës së Punonjësve të
Policisë. Kjo e fundit ka sqaruar
se Valentin Macaj nuk
përfaqëson punonjësit e Policisë
së Shtetit. Duke sqaruar,
kreu i Sindikatës së Policisë,
Sadetin Fishta, ka deklaruar se
Valentin Macaj nuk është pjesë
e kësaj sindikate dhe që policia
shqiptare, sipas ligjit të saj dhe
kontratës së nënshkruar me drejtorin
e përgjithshëm të Policisë
së Shtetit, nuk përfaqësohet prej
tij. Këto deklarata kanë ardhur
pasi ka pasur një ngatërresë me
informacionin e deklaruar nga
Macaj ditën e djeshme. Sindikata
e Punonjësve të Policisë së Shtetit
reagoi dy ditë më parë, ku deklaroi
se duke marrë shkas nga ngjarja
e ndodhur në Durrës, duke
shprehur njëkohësisht edhe një
herë ngushëllimet për familjet
dhe të afërmit e kolegëve tanë, që
humbën jetën në mënyrë tragjike
në krye të detyrës, sindikata do të
jetë gjithmonë pranë tyre për të
zbutur sadopak dhimbjet për të
dashurit e tyre. "Gjithë punonjësit
e policisë përkulen me respekt
para veprës sublime të tyre,
duke u angazhuar solemnisht se
do të luftojnë pareshtur krimin
dhe rritur performancën e tyre
profesionale, duke reformuar
çdo strukturë policore për të
qenë të afta në këtë përballje
me sa më pak humbje jete",
ka deklaruar Sadetin Fishta në
reagimin e dy ditëve më parë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›