E Diel, 1 Nëntor 2026

Kategoria e Parë, Bylisi... historia vazhdon



Bylis nuk njeh kundërshtarë në Kategorinë e Parë, duke mposhtur Luftëtarin 1-0 në javën e 23-të, falë një penalltie të fituar nga Dimo dhe të shndërruar në gol nga Hamzaj në minutën e 63-të. Bylis u ngjit në kuotën e 59 pikëve, duke regjistruar në 23 javë: 19 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje. Elbasani fitoi 3-0 në transfertën e Memaliajt: Kuçi 17’, Raboshta 60’, Merxha 65’. Elbasani përkohësisht ndodhet në vendin e dytë, me 46 pikë, duke pritur ndonjë hap fals të Lushnjës në Burrel. Kamza fitoi 1-0 në Gramsh: Lame shënoi në minutën e 28-të, duke u ngjitur në vendin e katërt. Skrapari fitoi 3-1 në shtëpi me Adën: Pjetërnika, 38’, Brata 48’, Begolli realizuan për vendasit. Cani (76’) shënoi golin e nderit për Adën, që hedh një hap fals në luftën për vendin e katërt, tashmë të kapur përkohësisht nga Kamza, në pritje të ndeshjes së Partizanit kundër Pogradecit. Sopoti e Turbina ndanë nga një pikë në barazimin pa gola midis tyre.
Të dielën luhen Burreli-Lushnja dhe Bilishti Sport-Besëlidhja, ndërsa të martën, Partizani-Pogradeci.

29 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›