Kategoritë që përfitojnë bashkim familjar për në Amerikë
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Nisur nga lidhja familjare që përfituesi ka me një qytetar të SHBA-ve ose rezident i përhershëm ligjor me "Green Card" mund të bëjë bashkimin familjar. Akti i Emigracionit dhe Kombësisë lejon emigrimin e të huajve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Emigrimi në familje bazohet në dy kategori: të palimituar dhe të limituar. Në kategorinë e parë hyjnë të afërmit e drejtpërdrejtë të një qytetari amerikan si bashkëshortët, fëmija i pamartuar nën moshën 21 vjeç dhe prindi i qytetarit amerikan me moshë 21 vjeç e lart. Rezidentët që rikthehen janë emigrantët që kanë jetuar më parë në SHBA si rezidentë të përhershëm ligjorë dhe që janë duke u kthyer në SHBA mbas një vizite jashtë SHBA-ve më shumë se një vit. Si preferencë e parë familjare konsiderohen djemtë dhe vajzat e pamartuara të qytetarit amerikan dhe fëmijët e tyre. Ndërsa preferencë të dytë familjare kanë bashkëshortët, fëmijët minorenë dhe djemtë e vajzat e pamartuara mbi 20 vjeç të rezidentëve të përhershëm ligjorë. Të paktën 27 për qind e të gjitha vizave të kësaj kategorie janë për bashkëshortët dhe fëmijët, ndërsa pjesa tjetër u takon djemve dhe vajzave të pamartuar. Preferenca e tretë familjare (F3) është për djemtë dhe vajzat e martuar të qytetarëve amerikanë, si dhe bashkëshortët dhe fëmijët e tyre. Ndërsa preferenca e katërt familjare (F4) është për vëllezërit dhe motrat e qytetarëve amerikanë mbi moshën 21 vjeç, si dhe bashkëshortët dhe fëmijët e tyre. Burime nga ambasada amerikane njoftojnë që për më shumë informacion të vizitoni faqet në internet: http://travel.state.gov/visa/immigrants/types/types_1306.html. Informacioni në këtë faqe është në gjuhën angleze.
Ky lajm është publikuar: 07/11/2008