Projektrregullore e re kundër ndotjes së ujit të pijshëm
Autori i Lajmit: red.
Pajisja me aparatura e laboratorëve të Shëndetit Publik, për të siguruar cilësinë dhe vazhdimësinë e analizave laboratorike të ujit të pijshëm, është në vëmendje të Ministrisë së Shëndetësisë, autoriteti përgjegjës për monitorimin e cilësisë së ujit të pijshëm. "MSH, bazuar në legjislacion aktual, ka realizuar monitorimin e vazhdueshëm të cilësisë së ujit të pijshëm. Bazuar në udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, MSH ka menaxhuar dhe situatat e krijuara në rastet e ndotjes aë ujit dhe ushqimit, si gastroenterite, ethe tifoide, septicemi, dizanteri, meningite, enterite të ndryshme, hepatite, poliomielit, etj", tha dje zv.ministri i Shëndetësisë, Arben Ivanaj, në konferencën e 8-të vjetore "Menaxhimi i ujërave të ndotura, detyrim social, mjedisor dhe ekonomik për Shqipërinë", organizuar në Tiranë nga Shoqata e Ujësjellës-Kanalizimeve, me mbështetjen financiare të Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Teknik (GTZ). MSH është autoriteti përgjegjës për monitorimin e cilësisë së ujit të pijshëm, me qëllim furnizimin e popullatës me ujë të sigurt dhe të shëndetshëm, të cilën e realizon nëpërmjet Institutit të Shëndetit Publik dhe Inspektoratit Sanitar Shtetëror. MSH monitoron ujërat sipërfaqësore bregdetare për vlerësimin e situatës së ndotjes mikrobiologjike dhe kimike përmes ISHP-së, ndërkohë që monitoron shkarkimet e ujërave urbane, shkarkimet indirekte të tyre (lumenjve, përrenjve, etj), si dhe ujërat banjatore. Periudha 2005-2015, është shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si dekada ndërkombëtare e aksionit "Ujë për jetë". Në vitin 2003, Shqipëria ratifikoi Protokollin “Uji dhe Shëndeti", sipas Konventës “Për mbrojtjen dhe përdorimin e ujërave ndërkufitare dhe liqeneve ndërkombëtare". "Parime të këtij protokolli janë ndërmarrja e aksioneve specifike për reduktimin e impaktit të ndotësve fizikë, mikrobikë, kimikë të rrezikshëm për shëndetin dhe ulja e sëmundshmërisë me origjinë nga uji, sigurimi i cilësisë dhe sasisë së mjaftueshme të ujit, si një e drejtë njerëzore", - tha më tej zv.ministri i Shëndetësisë. Sipas tij, MSH dhe ISHP, kanë realizuar rishikimin e plotë të legjislacionit për ujin e pijshëm në kuadër të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të Komunitetit Evropian. Gjithashtu, këto institucione kanë përgatitur projektrregulloren e re të ujit të pijshëm, në përputhje me direktivën 98/83/KE “Mbi cilësinë e ujit të përcaktuar për përdorim nga njerëzit, si dhe projektrregulloren “Për kushtet higjieno-sanitare të plazheve dhe vendeve të larjes në lumë”, në përafrim të Direktivës 76/160 të BE-së.
Ky lajm është publikuar: 07/11/2008