E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA forcojnë mbrojtjen e trupave aleate në Afganistan

Kabul, 6 shkurt, NOA - Për mbrojtje më të mirë
ndaj grackave me mjete shpërthyese, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t' u
vënë në dispozicion aleatëve në Afganistan, teknikë të sigurisë si zhurmues dhe
automjete të blinduara speciale. Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni sekretari
amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates. Pas këshillimeve me homologët e tij të
NATO-s në Stamboll, ai tërhoqi vërejtjen se shumica e rasteve të vdekjeve në
radhët e ushtarëve të trupës paqeruajtëse në Afganistan, ka ndodhur për shkak
të sulmeve me bomba.

Nga ana tjetër, Gates foli në Stamboll edhe
për strategjinë e re për Afganistanin. "Qëllimi i strategjisë është që
zmbrapsen sulmet e talibanëve, të mbrohet popullata dhe të forcohen përpjekjet
për përgatitjen e forcave afgane të sigurisë në atë masë që të jenë në gjendje
të marrin përsipër përgjegjësinë për sigurinë për aq sa lejojnë rrethanat",
tha Gates.

Për shkak të shpenzimeve gjithnjë në rritje
për misionin në Afganistan, ministrat ranë dakord për kontribute më të larta nga
vendet anëtare të NATO-s si dhe për një paketë kursimesh.

Ndërkaq, ditën e sotme, në Afganistan trupat
ushtarake kanë vrarë pa dashje 7 civilë.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›