E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katër klube pas Bashës

Eksperienca e Migjen Bashës tek Frosinone, me gjasë, nuk do të ketë jetë të gjatë. Për mesfushorin shqiptar kanë “apetit” katër skuadra në Serie A.

Atalanta, Napoli, Milan e Fiorentina, ia kanë vërë syrin 22-vjeçarit, të cilin e duan në skuadër qysh në janar, shkruanin mediat italiane të mërkurën. Këtë lajm e ka konfirmuar edhe vetë menaxheri i futbollistit me nënshtetësi zvicerane, Luca Dell'Amico. Për Bashën, interesim të madh ka zgjuar Napoli, i cili e do me çdo kusht këtë futbollist, nëse jo në janar, në qershor.

Përpos Bashës, napolitanët kërkojnë edhe mesfushorët D'Agostino, Ledesma, Inler e Candreva. Basha duket të jetë më pranë Atalantas, e cila i ka bërë hapat e parë për angazhimin e ish-futbollistit të Riminit, i cili mban ende gjysmën e kartonit të futbollistit. Futbollisti kosovar vlerësohet 7 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›