Rama ndahet me Koblenzin

Renaldo Rama nuk do të jetë më futbollist i ekipit gjerman, Tus Koblenz. Klubi nga Bundesliga 2 gjermane, të mërkurën ka bërë të ditur përmes uebfaqes së vet zyrtare se, në marrëveshje të dyfishtë, e ka shkëputur kontratën me futbollistin shqiptar.
19-vjeçari kishte arritur tek Koblenz, gjatë verës së vitit të kaluar, nga Gramozi i Ersekës, ndërsa më parë ishte pjesë e klubit grek Olympiacos. “Sot, klubi ynë dhe mesfushori Renaldo Rama, e kanë shkëputur kontratën. Tus Koblenz i uron 19-vjeçarit shumë fat në të ardhmen”, shkruan në uebfaqen e klubit gjerman.
Tus Koblenz megjithatë mbetet klubi profesionist gjerman me më së shumti shqiptarë në skuadër. Aty luajnë vëllezërit Shefki e Njazi Kuqi, Shqipëron Skeraj, Ervin Skela, Almir Murati dhe përforcimi i fundit, Edmond Kapllani.