Katër në pranga për një grindje në lokal
12/06/2005 TIRANË- Në lidhje me tentativen e vrasjes së një shtetasi, të ndodhur në një lokal në rrugën “Muhamed Gjollesha”, burimet zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se, u krye arrestimi i shtetasve, për moskallzim të krimit, Bashkim Shehu, 57 vjeç, lindur në Përmet dhe banues në Tiranë, Eduart Aliaj, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Sipas burimeve zyrtare mësohet se, në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar edhe dy shtetas, për veprën penale të “dhënies së kallëzimit të rremë” dhe “kryerjes së veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Policia njoftoi se ata quhen Enver Shehu, 41 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dhe Burhan Ruçi, 50 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë. Në bashkëpunim me Prokurorinë, po punohet për kapjen e autorit dhe sqarimin e ngjarjes.