E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga hajdutëve, vodhën kasetofonë e telefonë

12/06/2005  TIRANË- Policia arreston disa hajdutë, të cilët së fundmi kanë mbushur qelitë e paraburgimit në katër komisariatet e kryeqytetit. Punonjësit e Komisariatit Nr.1, në bashkëpunim me ata të Komisariatiti numër 3 bënë të mundur kapjen e Emiliano Qarrit, 21 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tirane, i dënuar disa herë për vjedhje. Arrestimi i tij u bë, pasi janë dokumentuar vjedhja me datë 12.02.2005, të kasetefonit në mjetin tip "Renauld", grabitja me datë 20.02.2005, e një kasetofoni në mjetin tip "Ë-olvasgen", vjedhje me datë 13.03.2005, e katër kasetofonave, në mjete të ndryshme. Ndërkaq, punonjësit e Komisariatit Nr.3 kryen ndalimin e shtetasit Anton Koka, 19 vjeç, lindur e banues në Mirditë, i padënuar. Ai në kohë dhe vende të ndryshme ka vjedhur 3 telefona të tipeve të ndyshme, në banesën e një shtetasi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›