E Diel, 1 Nëntor 2026

Vret veten me çifte i sëmuri mendor

12/06/2005  Bashkim Idrizit, 45 vjeç nga Ndroqi, iu gjetën dy saçme në zemër

TIRANË- I sëmuri me depresion zbraz në trup dy saçmet e çiftes, duke mbetur i vdekur në vend. Bashkëshortja e tmerruar nga zhurma e shkrehjes së armës thërret fqinjët dhe shqyejnë derën, por gjithçka kishte përfunduar. Bashkim Idrizi, 45 vjeç, lindur e banues në Ndroq, i kishte dhënë fund jetës. Ngjarja, sipas burimeve të Komisariatit numër 6, ka ndodhur dje në orën 11.00 në fshatin Ndroq, brenda në dhomën e pritjes, ndërsa viktima kishte ndërruar jetë menjëherë, pasi grykën e armës së gjahut e kishte drejtuar në zemër. Më pas në vendngjarja kanë mbërritur uniformat blu të Komisariatit numër 4, të cilat u lajmëruan në rrugë telefonike nga të afërmit e viktimës dhe mjekët eksperto-ligjorë, të cilët kryen procedurat e nevojshme. Nga dëshmitë që të afërmit kishin dhënë në polici, u mësua se Idrizi prej një viti vuante nga sëmundja e pashërueshme e depresionit. Ai, së fundmi, kishte filluar të kryente veprime të çuditshme dhe marrëdhëniet e tij me rrethin më të ngushtë familjar e shoqëror ishin ftohur.

Vetëvrasje në Tiranë

Dy kokrra fostoksinë në dhomën e mbyllur me dryn dhe jeta e 31-vjeçarit Hekuran Kormani është prerë përgjysmë. Askush në familjen e tij nuk mundej të merrte vesh motivin e vetëhelmimit të njeriut të tyre më të dashur, vetëm dy javë pasi kishte ardhur nga Maqedonia, shtet në të cilin punonte si emigrant prej disa vitesh. Pjetër Kola, 54 vjeç, i cili i dha fund jetës, teksa djali i tij i dytë e priste në dasmë, ku ishte i ftuar. Një fëmijë i vogël, i dërguar nga djali i Kolës për ta lajmëruar, është përballur i pari me pamjet e llahtarshme dhe ka shkuar me vrap në gëzim për të dhënë lajmin e mortit. Anxhelina Çepja, u gjet me kokën në një tufë me lule të kuqe, pranë mermerit të varrit të 24-vjeçarit dibran Altin Koçi, që për dy vjet kishte qenë i dashuri i saj. Diku më tutje një letër, mbushur me vargje të thjeshta, ku spikaste ndjenja e thellë e dashurisë. Mira Nikolli, lindur në Pukë e banuese pranë shinave të trenit në Laprakë, është vetëvarur në shtëpinë e bashkëshortit të saj. Rreth një muaj më parë u var me shallin e saj inxhinierja 23-vjeçare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën nacionale Tiranë-Elbasan, kur Blerina Shina, 23 vjeçe, i ka dhënë fund jetës në dhomën e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›