E Hënë, 2 Nëntor 2026

Katër në pranga për vjedhje, tentativë vrasjeje dhe prishje të pronës

22/05/2005  TIRANË- Punonjësit e Policisë së Tiranës arrestojnë katër persona. Burimet policore thanë se, Komisariati nr.4 ka arrestuar Besim Shehun, 20 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i padënuar, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në autobusin e linjës së Unazës, shumën prej 34.500 lekë. Ndërsa është vënë nën pranga I.T, 17 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i padënuar, pasi në rrugën "4 Dëshmorët” ka tentuar të vrasë me thikë për motive të dobëta shtetasin Fatos Hallulli, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punonjësit e Komisariatit nr.6 arrestuan Ylli Mancakun, 47 vjeç, lindur e banues në fshatin Ndroq, i padënuar, pasi ka kanosur e shkatërruar pronën e një shtetasi, duke i prerë gjatë natës disa pemë frutore. Efektivët e Seksionit të Luftës Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar, arrestuan Laonard Danaj, 31 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, i padënuar, pasi kishte në përdorim një vizë Shengen franceze të falsifikuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›