E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vdes në karrige polici privat në Vaqarr

22/05/2005  TIRANË- Gjendet i vdekur polici privat i pularisë së Vaqarrit. Burimet policore thanë se në orët e mëngjesit të djeshëm, banorët e banesave përballë pularisë, kishin vënë re që roja nuk lëvizte nga karrigia e tij për një kohë të gjatë. Duke Liçaj, 38 vjeç, u gjet pa jetë nga vetë banorët, të cilët më pas lajmëruan punonjësit e tjerë të kësaj firme. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë uniformat blu si dhe mjekët eksperto-ligjorë të morgut të Tiranës, të cilët kanë kryer ekspertizat përkatëse. Burimet e Mjekësisë Ligjore thanë se, ai kishte pasur një vdekje natyrale, e cila ka ardhur pas një ataku të papritur në zemër. Gjithashtu ky ishte edhe regjistrimi në dosjet e policisë së Tiranës, të cilat, tashmë nuk po hetojnë në asnjë pistë tjetër, pas rezultatit të mjekëve të morgut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›