Vrau së bashku me vëllezërit në Itali, arrestohet në Kavajë
22/05/2005 KAVAJË- Komisariati i Kavajës arreston personin në kërkim, Agim Belba, 41 vjeç, lindur në Golem e banues në Kavajë, pasi akuzohet për veprën penale të vrasjes. Ky shtetas, sipas burimeve zyrtare të Policisë së Tiranës, në bashkëpunim me vëllezërit e tij, Ardian, Izet dhe Afrim Belba, të cilët, aktualisht ndodhen në burg në Itali, kanë vrarë në vitin 1999, shtetasin Avni Kamopari në Padova të Italisë. Këtë shtetas, Gjykata e shtetit italian e ka dënuar me 8 vjet heqje lirie, ndërsa Gjykata e Rrethit të Kavajës ka vendosur masën e arrestit burg pa afat. Burimet policore thanë se është ekzekutuar vendimi i Gjykatës.