Tiranë–Fier-Vlorë, bllohen 2 kg heroinë arrestohen pesë persona

08/03/2005 FIER – Një rrjet trafikantësh lëndësh narkotike të forta është goditur dje në Fier, ndërsa janë arrestuar pesë persona. Sipas burimeve të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Fierit, mësohet se krahas arrestimeve janë bllokuar edhe 2 kg heroinë.
Droga
Rreth orës 13.00 të mesditës së djeshme, në një postobllok policie në Qafën e Kushovicës, në aksin rrugor Fier–Vlorë, rreth 3 km larg Fierit, ndalohet një autoveturë. Pas një kontrolli, uniformat blu gjejnë të fshehur një sasi droge prej 2 kilogramësh. Pas bllokimit të saj, si dhe pas këqyrjes nga specialistët, mësohet se droga ishte e llojit heroinë.
Menjëherë nga ana e policisë u bë sekuestrimi i saj, ndërsa u shoqëruan në polici personat që ndodhehsin në autoveturë.
Arrestimet
Burime të policisë së Fierit kanë qenë shumë të rezervuar për dhënie detajesh e hollësish për drogën e bllokuar, por edhe për personat e arrestuar. Pa dhënë identitetet e të ndaluarve, burime të policisë bën të ditur se janë arrestuar pesë persona, të dyshuar si të lidhur me drogën e bllokuar. Sipas të njëjtave burime të policisë lokale, mësohet se dy prej pesë të arrestuarve janë nga Fieri.
Hetimet
Hetimet e deritanishme bëjnë fjalë për ezkistencën e një grupi trafikantësh lëndësh narkotike. Sipas burimeve të policisë së Fierit, mësohet se rrjeti i trafikantëve funksionon sipas shtrirjes Tiranë–Fier–Vlorë, ndërsa edhe sasia e djeshme e drogës së bllokuar, pikëmbërritje kishte Vlorën.
Nga hetimet e deritanishme, mësohet se pjesë të këtij rrjeti janë edhe persona të tjerë, ndërsa bllokimi i sasisë më të fundit të drogës, u bë pas një informacioni të siguruar në rrugë operative.