E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushtetuesja rrëzon të përndjekurit

 Fatos MahmutajGjykata Kushtetuese rrëzon ankesën e të përndjekurve politikë për ligjin e dëmshpërblimeve.Njëra pas tjetrës, dy OJQ, Shoqata e ish-të Burgosurve Politikë dhe Shoqata Kombëtare e Dëbim-Internimeve Politike të Shqipërisë, iu drejtuan pak kohë më parë Gjykatës Kushtetuese. Ato kërkuan shfuqizimin si antikushtetues të ligjit nr.9831, datë 12 nëntor 2007 “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”. Duke parë se kërkesat e tyre ishin të njëjta, Gjykata vendosi t’i bashkojë në një proces. Përballë dy shoqatave, në Kushtetuese u paraqit vetëm përfaqësuesi ligjor i Parlamentit, i cili kërkoi rrëzimin e kërkesës, ndërsa Qeveria nuk mori pjesë në gjykim. Në vendimin e shpallur ditën e djeshme, Gjykata Kushtetuese pohon se Kuvendi ka miratuar ligjin 9831, i cili ka për objekt dëmshpërblimin financiar të ish të dënuarve politikë, familjarëve të viktimave të ekzekutuara apo të pushkatuara padrejtësisht për motive politike si dhe të internuarve ose të dëbuarve. Për këtë qëllim, ligji ka përcaktuar jo vetëm kategoritë përfituese, por edhe masën, kriteret dhe procedurat përmes të cilave fitohet e drejta për dëmshpërblim financiar. Dy OJQ-të pretenduan në gjyq se ligji, cenon parimet kushtetuese të barazisë përpara ligjit dhe sigurisë juridike, duke argumentuar se janë përjashtuar pa të drejtë nga përfitimi i dëmshpërblimit: familjarët e viktimave të ekzekutuara padrejtësisht pa gjyq; një pjesë e madhe e të internuarve dhe të dëbuarve, për shkak të kërkesave të ligjit për të vërtetuar statusin me dokument të krijuar si burim arkivor para datës 1 nëntor 1991 kur dihet që ky burim mungon; një pjesë e familjarëve të viktimave të ekzekutuara apo pushkatuara me vendime penale të gjykatave, pasi ligji ka ngushtuar rrethin e trashëgimtarëve ligjorë të tyre; kategoria e personave që janë të sëmurë psikikë për shkak të përndjekjes; kategoria e të përndjekurve në periudhën nga 8 nëntor 1941 deri më 30 nëntor 1944, pasi ligji rregullon dëmshpërblimin e kategorisë së të përndjekurve nga regjimi komunist vetëm për periudhën 30 nëntor 1944 deri më 1 tetor 1991. Më tej kërkuesit pohuan se ligji bën diferencime në mënyrën e trajtimit financiar të kategorisë së të internuarve dhe të dëbuarve, pasi personat që kanë vuajtur internimin në kamp me rrethim me tela me gjemba deri në vitin 1954 përfitojnë dëmshpërblim njëmijë lekë në ditë, ndërsa për personat e internuar ose të dëbuar pas vitit 1954 parashikohet një skemë pensioni që do të rregullohet me VKM. Pretendimet e dy shoqatave të ish-të përndjekurve kanë shkuar më tej me: “Kushtet dhe kriteret e përcaktuara për përfitimin e dëmshpërblimit financiar sjellin si pasojë mos përfitimin e kësaj të drejte, pasi, pjesë të veçanta të këtij ligji bien në kundërshtim, me njëra-tjetrën, duke mohuar efektet e Ligjit 7514, të 30 shtatorit 1991 që u jep pafajësinë ish-të përndjekurve politikë gjatë regjimit komunist. Ky ligj, sipas ankuesëve ka dispozita evazive dhe lë vend për interpretime të ndryshme, pasi nuk përcakton qartë se cilat duhet të jenë pasojat për jetën e shtetasve të tjerë. “Në veprat penale politike, nuk përfshihen dekretligjet për dënimet administrative, për dëbim internimet, nenet 21-22 të Kodit Penal të vitit 1952 dhe nenet 26-27 të Kodit Penal të vitit 1977”, thuhet në argumentet e paraqitura në gjykatë, ku përmendet pretendimi se familjarët e rreth 4000 viktimave të ekzekutuara pa gjyq janë përjashtuar nga e drejta e dëmshpërblimit. Përballë tyre, përfaqësuesi i Kuvendit ka kërkuar rrëzimin e kërkesës, ndërsa Gjykata Kushtetuese ka argumentuar se ligji që kërkohet të shfuqizohet është plotësuar më vonë me ligjin 10111. Për këtë shkak, Kushtetuesja ka vendosur të pushojë gjykimin për pretendimet e dy shoqatave paditëse, të cilat janë plotësuar me ligjin 10111. E thënë ndryshe, këto janë pretendimet për nenet 1, 8 dhe 12 të ligjit 9831. Ndërsa për pjesën tjetër të pretendimeve Kushtetuesja ka vendosur rrëzimin e kërkesës.Pretendimet në gjykatë1. Janë përjashtuar pa të drejtë nga përfitimi i dëmshpërblimit:2. Familjarët e viktimave të ekzekutuara padrejtësisht pa gjyq dhe ata që nuk kanë arritur të gjejnë dokumente arkivore.3. Një pjesë e familjarëve të viktimave të ekzekutuara apo pushkatuara me vendime penale të gjykatave.4. Kategoria e të përndjekurve në periudhën nga 08.11.1941 deri në 30.11.1944,5. Ligji bën diferencime në mënyrën e trajtimit financiar të kategorisë së të internuarve dhe të dëbuarve.6. Kushtet dhe kriteret e përcaktuara për përfitimin e dëmshpërblimit financiar sjellin si pasojë mos përfitimin e kësaj të drejte, pasi disapjesë të ligjit bien ndesh me njëra-tjetrën.Dispozita evazive.7. Masa e dëmshpërblimit për familjarët e të dënuarve me dënim kapital, është diskriminuese.8. Kriteret për ndarjen e fondit, nuk janë të qarta.9. Afati një vjeçar për paraqitjen e kërkesës për përfitimin e dëmshpërblimit, është i shkurtër dhe privon nga kjo e drejtë një numër të konsiderueshëm ish të dënuar dhe të përndjekur politikë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›