Monumenti i pashës së Shkodrës, një mungesë e historisë!!
Nga Besi BEKTESHI
Nuk ka dyshim se nga të katër Vilajetet, por edhe pashallëqet e shkëlqyera të trevave shqiptare nën sundimin e perandorisë Osmane, i cili ka mbetur në 28 mijë km katror të Shqipërisë së sotme, është pikërisht ai i Shkodrës. Nuk ka dyshim se për këtë pashallëk dhe trashëgimtarët e shumtë të tij, janë prodhuar disa vëllime dhe kanë dhënë vlerësimet e ndryshme por të shumta dhe të vyera, shumë studiues dhe njerëz të lartë të kapaciteteve si shkencore dhe religjioze. Normalisht tepër të vyera në këtë drejtim janë dy botimet e qarta të prof dr Stavri Naçit, por janë edhe përmendjet lavdi plotë të Mjedës, Noel Malkolmit, konsujve francezë në Janinë dhe Shkodër dhe deri te At Zef Pllumi, i cili pa asnjë ngurrim ka deklaruar se për dy pashallarë të lartë si Mehmet Pasha dhe sidomos për luftëtarin e të famshmin Kara Mahmud Pasha, duhen dy monumente në Shkodër, njëri në kala për Mehmet Pashën dhe tjetri në Parrucë, për Kara Mahmudin. Ka një diçka interesante për Pashallëkun e Janinës, apo më mirë të themi për të shkëlqyerin Ali Pasha, i cili jo vetëm ka libra dhe organizma me emrin e tij, por edhe një kompleks të bukur në Tepelenë pikërisht në vendin ku ai kishte origjinën. Ali Pashai është një figurë e madhe e historisë së mesjetës së vonë shqiptare, dhe i bën nder asaj dhe kombit. Por në Shkodër nuk ka një traditë të kësaj natyre dhe në mes të shumë monumenteve ndër të cilët janë dy, që kanë lidhje indirekte me Shkodrën, mungon një i tillë që jo vetëm ka lidhje direkte, por ka përcaktuar lavdinë, shkëlqimin dhe vetë qëndresën shekullore të saj. Një sundim pashallëku 100-të vjeçar, nuk ka një monument dhe kjo nuk është shumë racionale dhe aq më pak kujtesë historike. Një ndër ato që ka kujtuar shumë për pashallëkun dhe historinë është Hamdi Bushati, pinjoll i kësaj dere me shumë fise tashmë, Mësues i Popullit dhe studiues me monografinë e parë të kësaj dere. Nuk duhet harruar kurrë jo vetëm luftërat, por edhe ndërtimet e pashallarëve të ndryshëm, duke filluar nga Mehmeti. Xhamia e Plumit e mbetur keqas në Shkodër. Akoma jo e nxjerrë në dritën historike dhe vlerën e saj të saktë dhe mesjetare s'është një e tillë. Ajo dergjet nën ujë në dimër. Por pashallëku shkodran me pashët e tij, ka ndërtuar disa ura lidhëse të shtetit miniaturë gjysmë virtual dhe gjysmë real. Ura e vjetër e Bahçallekut që lidhte Shkodrën me jugun dhe trevat shqiptare. Ura e Mesit që çonte në malësi dhe Kosovë. Ura e Kukësit po ashtu. Por edhe ura e Moraçës në Malin e Zi. Patjetër duhet përmendur edhe Bexhisteni apo Pazari në Shkodër një nga më të mëdhenjtë në Ballkan dhe krenari e lulëzimit të tregtisë vepër po e pashallëkut shkodran. Dy medresetë dhe po ashtu edhe biblioteka e parë publike në Shqipëri. Por duke u futur në histori, nuk duhen harruar veprat e mëdha të Kara Mahmud Pashës. Nën administrimin e tij toleranca fetare në Shkodër u kthye në institucion. Ky pasha i lartë, arriti të vendoste raporte të drejta në këtë drejtim, dhe kjo i ka bërë nder por edhe respekt nga pjesë të rëndësishme të religjionit katolik në Shkodër, në kohën e sundimit osman. Ai ka bërë disa beteja fitimtare dhe tendencat gjysmë autonomiste kanë qenë të dukshme. Janë disa pashallarë të Shkodrës që janë vrarë apo helmuar dhe patjetër ky është një tregues i madh i pikërisht kësaj tentative të vazhdueshme dikur më shumë dhe dikur më pak. Shërbimi ndaj Portës ka qenë, por edhe respekti ndaj religjionit tjetër dhe botës perëndimore po ashtu, dhe kjo është parë në përfaqësitë e ndryshme në pashallëk. Kara Mahmudi është vrarë në Malin e Zi duke luftuar, dhe aty atij i është prerë edhe koka, por sot në muzeumet e tyre është maska e kokës së tij dhe trofeu i respektuar i armës apo më mirë shpatës së tij. Në vendin ku ai ka rënë është një muranë dhe pak më tej një memorial i betejës me këtë pasha të madh. Patjetër që Kara Mahmudi është një nga luftëtarët i cili luftoi përkrah Napolonit, dhe kjo mund ti bëjë nder si atij dhe Shkodrës. Viti 1796 ku ai i vra dhe 1996 ku ishte dhe përvjetori natyrisht duhet të kishte dhe një diçka më tepër, por nuk u bë asgjë. Jo se kanë munguar përpjekjet. Në Shkodër është një shoqatë me emrin e Kara Mahmudit e cila kryesohet nga Nexhmi Bushati i biri i të njohurit Hamdi Bushati. Ai deklaron, se kjo shoqatë ka bërë vizita sensibilizuese dhe ka mbledhur shumë dëshmi dhe fakte historike mbi pashallëkun e gjatë të Shkodrës. Por sidomos për Kara Mahmud Pashën. Natyrisht këtë përpjekje janë kurorëzuar me aprovimin disa kohë më përpara nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës, të ngritjes së përmendores së këtij luftëtari dhe sundimtari të Shkodrës. Kuptohet se është aprovuar edhe boceti dhe mungon vetëm fondi i cili nuk është ndonjë harxhim i madh as për Ministrinë e Kulturës dhe as për Bashkinë, e cila ka bërë të veten në përcaktimin e vendit në Parrucë. Për më tepër edhe Kryetarja e Parlamentit Shqiptar Jozefina Topalli ka qenë shumë e saktë në nderimin dhe marrjen pjesë kur boceti është paraqitur. Aq më shumë se dhe Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Lorenc Luka është vlerësuar shumë nga shoqata në fjalë për rolin e tij. Pa larguar shumë studime dhe shumë referate nga shumë personalitete të historisë dhe kulturës në sesionet Pashallëku i Shkodrës apo Shkodra në Shekuj apo edhe Bushatlinjtë përsëri mungon shtysa e vërtetë, që fondi të çelet dhe ti akreditohet Bashkisë së Shkodrës që përmendorja e Kara Mahumud Pashës të lartësohet në Shkodër. Kjo është një vonesë e tepruar në kujtesën e historisë. Nuk do të ishte po të zgjatet në kohë, një gabim i falshëm. Për jo vetëm historinë, por edhe për traditën dhe kulturën e Shkodrës. Sipas Nexhmi Bushatit, këtu nuk është fjala për të lartësuar këtë familje që ka pinjoll edhe sot. Aspak, dhe ai nuk do të merret me izma. Tashmë kjo familje ka shumë degë, por Bushatlinjtë kanë pasur disa pashallarë dhe është i vetmi pashallëk i trashëgueshëm dhe që ka mbijetuar në kushte të vështira 100-të vite.
Ky fond aspak i madh në kohët e sotme, duhet dhënë dhe sa më shpejt për të treguar se historia dhe shkëlqimi i saj në Shkodër, duhet të çohen në vend. Për të mbyllur këtë demonstrim dhe sintezë të arritjes në përmendoren e Kara Mahmud Pashës më duhet të citoj Elena Gjikën, apo Dora dIstria e cila thotë: Veprimtaria politike e ushtarake e Kara Mahmudit që një përpjekje këmbëngulëse që të siguronte bashkimin e Toskërisë dhe Gegërisë nën një pushtet të vetëm politik... Por lapidare janë edhe fjalët e të madhit Mjeda, që vargëzon...
Kara Mahmud Pasha!...Qe nvarr Skanderbegu
Ngrehi kryetin, te kisha e Shënkollit
Kqyri nipin luftues ndaj të shtegu
E lumnoi, e ndoqi gjumin e vet.
Nuk ka më bukur se sa kaq dhe të shkruara te Juvenilja në vitin 1917.
Do të vazhdojmë të kemi një mungesë të tillë në historinë e Shkodrës??!
Kjo tashmë është një pikëpyetje, e cila duhet marrë seriozisht dhe realisht.
Last Updated on Monday, 09 February 2009 21:36