Katërnjakët e Beratit “harrohen” në maternitet

17/02/2005 Asnjë ndihmë për bebet e lindura tre javë më parë, reagon nëna
Pas regjistrimit të fëmijëve në gjendjen civile të komunës, u interesuam edhe për ndonjë ndihmë të mundshme, por askush nuk na dha shpërblimin që na takon me ligj. Burrit tim i kishin thënë se nuk e përfiton ndihmën e parashikuar financiare, sepse nuk ishte i siguruar. Nëse është kështu, ne nuk kemi të holla të sigurohemi, sepse nuk kemi në pronësi më shumë se 2900 metra katrorë tokë, një lop dhe 10 pula fushe
BERAT - Kanë lindur rreth orës 01.00 të natës së 22 janarit nga Lindita, nëna 25-vjeçare, por ende nga institucionet e organet shtetërore nuk është kujtuar njeri për shëndetin dhe për vështirësit që kanë për rritjen e tyre. Ndërsa dy prindrit Renatoja dhe Lindita Çala veç gëzimit të shtimit të familjes edhe me katër fëmijë të tjerë, çdo ditë që kalon, përballen me vështirësitë dhe harresën. Të vetmit që interesohen dhe fal ndimës dhe përkujdesit të përkushtuar ndaj katërnjakëve është personeli mjeko-sanitar i maternitetit, ku ende binjakët ndodhen të strehuar dhe gëzojnë një gjendje të mirë shëndetësore.
E gjendur e vetme, nëna e katërnjakëve, Lindita Çala, bënë prezent shqetësimin për rritjen e tyre, në një intervistë për gazetën “Metropol”.
Si ndiheni, pas rreth tre javësh të lindjes së katërnjakëve?
Ndihem shumë e frikësuar dhe shumë e vetmuar. Deri tani askush nuk po interesohet nga institucionet e organet shtetërore, për të më ndihmuar.
A jeni drejtuar për ndihmë diku?
Sigurisht. Pas regjistrimit të fëmijëve në gjendjen civile të komunës, u interesuam edhe për ndonjë ndihmë të mundshme, por askush nuk na dha shpërblimin që na takon me ligj. Burrit tim i kishin thënë se nuk e përfiton ndihmën e parashikuar financiare, sepse nuk ishte i siguruar. Nëse është kështu, ne nuk kemi të holla të sigurohemi, sepse nuk kemi në pronësi më shumë se 2900 metra katrorë tokë, një lop dhe 10 pula fushe.
Fëmijët qëndrojnë ende në spital. Pse nuk i merrni në shtëpinë tuaj?
Në fshatin ku banoj, në një shtëpi të vjetër, nuk ka kushtet për t’i rritur ata. Atje nuk ka drita, për pasojë nuk kam ngrohje, nuk kam edhe mundësi për t’u siguruar ushqimin e veshmbathjet. Nga ana tjetër, mjekun dhe maminë e kam shumë larg nga shtëpia dhe në këto kushte katër fëmijët nuk mund t’i marrë në krah për t’i çuar qoftë edhe për një kujdes të vogël mjekësor.
A i keni pagëzuar fëmijët tuaj.
Po. Kam rreth një javë që i kam pagëzuar në maternitet tre djemtë me emrat Albjon, Majro, Luiz dhe vajzën me emrin Simona. Për të mos i ngatërruar ju kam vendosur në gushoren e tyre nga një cop letër me emrin e secilit.