E Diel, 1 Nëntor 2026

Ura, peng 2.500 banorë për 600 mijë lekë

27/04/2005  Dy fshatra të izoluar prej vitesh

LIBRAZHD – Rreth 2.500 banorë të fshatrave Drizë dhe Spathar të komunës Hotolisht, presin fillimin e punimeve të urës që i lidh ato me rrugën nacionale Librazhd-Qafëthanë. Sipas banorëve, ura duhet të kishte përfunduar 6 muaj më parë, por firma sipërmarrëse ka ndërprerë punimet. Fondi i vënë në dispozicion është përcaktuar i pamjaftueshëm. Për të përfunduar urën, e cila kalon mbi lumin Shkumbin janë kërkuar 600 mijë lekë, të cilat duket se pengojnë edhe inagurimin për t’i dhënë mundësi banorëve të komunikojnë me qytetin. Këshilli i komunës Hotolisht, përballë kësaj situate ka kërkuar nga ministria e Pushtetit Vendor një fond shtesë. Por edhe pse kjo kërkesë ka tashmë muaj, që është depozituar pranë kësaj ministrie, ende nuk ka mbërritur asnjë fond.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›