E Diel, 1 Nëntor 2026

Katjushat shqiptare shkonin për terroristët në IrakNga Gjergj Thanasi Gërdeci ishte epiqendra nga ku merrnin rrugë shumë trafiqe për grupe terroriste. Katjushat shqiptare shiteshin përmes trafikantit Heinrich Thomet me destinacion Irakun,

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Katjushat shqiptare shkonin për terroristët në IrakNga Gjergj Thanasi
Gërdeci ishte epiqendra nga ku merrnin rrugë shumë trafiqe për grupe terroriste. Katjushat shqiptare shiteshin përmes trafikantit Heinrich Thomet me destinacion Irakun, por jo për qeverinë dhe ushtrinë e këtij vendi, por për grupet që luftojnë kundër aleancës ku është angazhuar dhe vendi ynë. Kalimi bëhej duke përdorur shtete të vogla apo shtete të falimentuara. Fatmir Mediu dhe Ylli Pinari qëndronin pas gjithë aferës

Historia e Gërdecit, më shumë sesa një aferë demontimi municionesh të vjetra, ku milionat e eurove siguroheshin nga shitja e produkteve që dilnin prej demontimit (barut, RDX, TNT, bronz, flori, skrap hekuri, dërrasa arkash, letër ambalazhi etj.), është një megatrafik armatimesh stok shqiptare dhe të importuara apo të transituara nga jashtë Shqipërisë. Më poshtë do të trajtojmë trafikun e katjushave (predhave reaktive të padrejtuara).
Meqenëse trafiku i predhave katjusha kalibër 107 mm, 130mm, 132 mm është shumë i gjerë, do të trajtojmë vetëm 2 raste trafiku predhash 107 mm. Theksojmë se në shkrimin tonë nuk do të trajtohet incidenti i mbërritjes gabimisht për demontim në Gërdec të qindra predhave katjusha 132mm. Nuk do të trajtohet as eksportimi 2 ditë para tragjedisë së Gërdecit i 2 copë predhave katjusha mostra kalibër 130mm për t’u testuar në terren nga operativët e organizatës Anwar Al Islam.
Zakonisht trafikimi i predhave 107mm bëhej nëpërmjet firmës zvicerane kontrabandiste BT, në pronësi të pjesshme të “zotit të luftës” Heinrich Thomet. Kjo firmë është trajtuar si problematike nga organizata prestigjioze, që fillojnë me OKB dhe mbyllen me denoncimin publik të organizatës Amnesty International.
Për të qenë formalisht në rregull me ligjin shqiptar, EUC (certifikata e përdoruesit të fundit) lëshohej nga qeveri shtetesh të falimentuara si në rastin e Çadit, ku dokumenti me nr. protokolli 659, datë 3.5.2007, nënshkruhej nga ministri i Mbrojtjes i Çadit Mahamat Nour Abdelkerim. Sot ushtarakët shqiptarë në Çad dhe trupat franceze të regjimentit elitë “Deuxieme de Marine” po e kërkojnë ta kapin si person të dyshuar për kryerje krimesh ndaj njerëzimit për llogari të Gedafit të Libisë. Kuptohet, çdo ngjashmëri e ministrit çadian me z. Mediu, ish-ministrit tonë të Mbrojtjes, është krejt e rastit.
Në datë 18.5.2007, me shkresën nr. protokolli 764, të nënshkruar nga ish-ministri Mediu, urdhërohet eksportimi i 3000 predhave katjusha 107mm nga Rinasi. Sipas dokumentit “Cargo manifest” të avionit transportues, destinacioni i mallit ishte ushtria irakiane. Njëri destinacion ishte Çadi në Afrikë, tjetri destinacion Iraku në Azi, tamam sipas thënies së vjetër: Hane Shah, Hane Bagdad.
Në datë 7.08.2007, me shkresën me nr. protokolli 1298, nënshkruar nga ish-ministri Mediu, urdhërohet eksportimi i disa armatimeve si mina, granata dore, predha mortaje etj., dhe 3500 copë predha katjusha 107mm. Si zakonisht destinacioni ndryshon nga Afrika në Azi, nga Nxhamena në Bagdad.
Por trafikantëve miopë u kishte shpëtuar një fakt domethënës: forcat e armatosura irakiane nuk kishin më në arsenalet e tyre lëshues 12 grykësh 107mm, të cilat përdorin këto katjusha shqiptaro-kineze. Në fakt gjatë luftës Iran-Irak, Sadam Hyseini kishte importuar dhjetëra katjusha 107mm nga firma kineze NORINCO, si dhe tri bateri katjushash të tilla prodhim koreano-verior. Gjithsesi, në vitin 2007 ushtria e re irakiane nuk dispononte aparate katjushash 107mm. Ato katjusha, që kishin mbetur nga lufta e vitit 2003, ishin nxjerrë nga armatimi i ushtrisë dhe ishin demilitarizuar pak a shumë si mortajat malore 107mm të ushtrisë shqiptare.
Këto lloj katjushash janë ideale për luftë guerile, sepse:

1- Ato kanë rreze rreth 8km.
2- Janë lehtësisht të transportueshme, madje edhe me automjete civile.
3- Janë lehtësisht të kamuflueshme.
4- Mund të lëshohen edhe pa aparat lëshimi, duke përdorur mjete rrethanore. Në këtë rast ulet shumë saktësia në goditje, por për një armë terrori kjo nuk përbën problem.
5- Eficienca e këtyre predhave katjusha rritet shumë, kur zëvendësohet djegorja me kontakt (contact fuse) me djegoren kineze tip i ri proximity fuse.

Tezën tonë të përdorimit të këtyre predhave kundër forcave të koalicionit në Irak e provon edhe fakti se disa dhjetëra predha katjusha shqiptaro-kineze u janë kapur nga forcat e koalicionit terroristëve në zonën e Anbarit dhe Suq Ash Shuyukh, pranë Nasirias. Madje në foton ilustruese majori i shumë-dekoruar i ushtrisë amerikane Weber po u tregon gazetarëve një predhë të tillë kineze, që i është kapur terroristëve irakianë në zonën e Baladruzit në verilindje të Irakut.
Mbas kësaj historie të ndyrë trafiku dhe armatosjeje terroristësh, na ngelet të ngushëllohemi me faktin se të paktën komandot tona në Mosul nuk u bënë objekt sulmi me katjusha shqiptaro-kineze, siç u ngjau para disa kohësh trupave shqiptare të stacionuara në Afganistan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›