E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kavajë, hetim dy banorëve se rrahën bashkëshortet

 

TIRANE – Policia e qytetit Kavajë dërgon për ndjekje penale dy persona një prej të cilëve ka shkelur urdhrin e mbrojtjes së gjykatës lëshuar për bashkëshorten e tij. Rasti i parë, ka ndodhur mëngjesin e të shtunës kur H. Vrapi 42 vjeçe ka denoncuar bashkëshortin e saj Qamil Vrapin, 47 vjeç, banues në Kavajë. Sipas të dëmtuarës, bashkëshorti i saj në orën 07.00, të mëngjesit ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Pas kallëzimit të kryer policia ka plotësuar kërkesëpadinë për mbrojtje të menjëhershme, duke ia drejtuar Gjykatës së Rrethit. Disa orë më vonë një rast tjetër i ushtrimit të dhunës në familje është regjistruar nga policia e Kavajës. Rifat Musta 45 vjeç, është arrestuar në banesën e tij në lagjen nr.5 të këtij qyteti, me akuzën e shkeljes së urdhrit të mbrojtjes së lëshuar nga Gjykata e Kavajës. Kjo e fundit sipas burimeve të policisë, me 19 shtator të këtij viti, kishte vendosur për Mustën të mos kryente asnjë veprim dhune dhe kërcënimi ndaj bashkëshortes së tij SH. Musta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›