E Diel, 1 Nëntor 2026

Kavajë, kapet me drogë dhe armë

Kapet në Kavajë një i ri, i cili lëvizte i armatosur dhe me drogë. Forcat e policisë të Komisariatit Kavajë kanë kryer arrestimin në flagrancë të 20-vjeçarit Gerald Pezaku, lindur dhe banues në këtë qytet. "Arrestimi i tij u krye pasi gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur e bllokuar një armë zjarri tip pistoletë me mulli, të cilën e mbante pa leje", konfirmoi policia. Ajo shtoi se në cilësinë e provës materiale të riut iu sekuestruan një pistoletë me mulli dhe dy fishekë pistolete të kalibrit 9 mm. Gjithashtu të riut iu bllokuan edhe 220 gramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa dhe 74 gramë përzierës. "Materialet në ngarkim të këtij 20-vjeçari i kaluan Prokurorisë së Rrethit Kavajë për veprat penale të "Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake" dhe të "Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve", sqaroi policia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›