Trafiku, kapet në Gjirokastër një shtetas grek me 13 kg drogë
Një shtetas grek është arrestuar nga sektori i Antidrogës në Kakavijë, pasi është kapur në tentativë për të trafikuar 13 kg lëndë narkotike. Droga e llojit heroinë dhe marijuanë ishte fshehur në një makinë "Tojota", në pronësi të grekut të arrestuar. Megjithatë, policia e ka bajtur të fshehtë këtë informacion për katër ditë, për arsye hetimore të mëtejshme.
Burimet nga grupi hetimor bënë të ditur se gjatë një operacioni të kombinuar të sektorit të Antidrogës në Ministrinë e Brendshme, ekspertëve të Krimit të Organizuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe efektivit të Drejtorisë së Policisë së Kufirit dhe Emigracionit në Gjirokastër, pasditen e së hënës është bërë i mundur arrestimi në pikën doganore të Kakavijës i një nënshtetasi grek nga Kazakistani. Në automjetin me të cilin udhëtonte, policia gjeti një sasi të madhe droge të llojit heroinë.
Operacioni për kapjen e trafikantit grek është organizuar dhe mbajtur në fshehtësi të plotë me synimin për të ndjekur fijet e tjera të këtij trafiku, që mendohet se shtrihet nga Tirana në Athinë. Gjatë udhëtimit drejt Kakavijës, automjeti është survejuar nga policia dhe vetëm në momentin e fundit, kur greku 47-vjeçar Aleksandro Zeitinidis ishte duke kaluar "pragun" e fundit për në Greqi, makina e tij është kontrolluar nga policia dhe ai është arrestuar menjëherë nga agjentët e sektorit të Krimit të Organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Automjeti që transportonte drogën dhe i arrestuari janë dërguar me shpejtësi për në Tiranë, ku ka nisur vlerësimi i lëndës narkotike nga ekspertët dhe kanë nisur me urgjencë hetimet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë.
Burime të policisë thanë se lënda narkotike ishte dy llojesh, 6.4 kg heroinë dhe 6.3 kg marijuanë, që u gjetën në pjesën e poshtme të makinës tip "Tojota", me targa IHP8033, që sipas dokumenteve ishte pronë e shtetasit grek, Zeitinidis, rusopondi me origjinë nga Kazakistani. Sipas dokumenteve të paraqitura në Policinë e Kakavijës, 47-vjeçari rezulton banues në kryeqytetin grek, Athinë. Gjithashtu, nga policia mësohet se drejtuesi i mjetit nisi procedurat për kalimin e kufirit në doganë, ndërkohë që policët, duke përdorur edhe qenin antidrogë, zbuluan sasinë e lëndës narkotike, të fshehur në pjesën e poshtme të sediljes, e salduar me llamarinë. Pas transportimit të tij dhe të mjetit të sekuestruar për në Tiranë mësohet se rusopondi i arrestuar është marrë në dorëzim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku do të vazhdojë procesi i hetimit.
Burime të kësaj prokurorie bënë të ditur se kanë nisur hetimet për Aleksandro Zeitinidis, 47 vjeç, banues në Athinë, i cili u kap në kushtet e flagrancës me sasinë e lëndës narkotike të lartpërmendur. Të njëjtat burime konfirmojnë se grupi hetimor ka administruar aktet procedurale në ngarkim të këtij shtetasi dhe po punon për zbardhjen e kësaj linje të trafikut të lëndëve narkotike nga Shqipëria në Greqi, pasi dyshohet se ka të tjerë persona që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme. Sipas deklarimeve të të arrestuarit para grupit hetimor, ai kishte ardhur në Tiranë para disa ditësh nga Greqia për të takuar një të njohurën e tij. Por, për shkak të sekretit të hetimit, burimet nuk preferuan të japin detaje të tjera rreth kësaj çështjeje, duke u mjaftuar me faktin se do të jenë hetimet që do të hedhin më tepër dritë rreth këtij trafiku.